Shpërthen revolta edhe në Rrogozhinë: Mblidhuni burra, gra e të rinj… Nuk e vendos as Mazniku, as Rama!

Protesta e banorëve të Rrogozhinës kundër shkrirjes së bashkisë është shoqëruar me revoltën e qytetarëve ndaj vendimit të qeverisë Rama.

Qytetarja akuzoi qeverinë se nuk mund të vendosë nga Tirana për fatin e Rrogozhinës dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në mbrojtje të të drejtave të tyre.

“Nuk e vendos as Mazniku, as Rama. Mblidhuni burra, gra, fëmijë, të rinj, protestoni, firmosni. Ne i ndëshkojmë me votë, ne i ndëshkojmë duke mbrojtur të drejtat tona”, tha qytetarja.

Ajo kërkoi reagim edhe nga Presidenti i Republikës, duke kujtuar deklaratat e tij për Rrogozhinën dhe duke i bërë thirrje të zbresë pranë qytetarëve.

“Ku është presidenti që krenohet dhe thotë se është qytetar nderi i Rrogozhinës? Zgjojeni, të vijë në Rrogozhinë”, u shpreh ajo.

Qytetarja theksoi se qyteti ka njerëz të aftë dhe vizionarë dhe se Rrogozhina nuk mund të trajtohet si pronë e askujt.

 “Rrogozhina është e jona, Rrogozhina është e rinisë. Rroftë populli i Rrogozhinës”, përfundoi ajo.

Fjala e saj:

Kemi pasur kryetarë që kanë vizion, e kanë bërë ndryshimin. Ka pasur kryetarë që nuk dinë asnjë gjë. I patshin gjynahet për vete dhe Zoti i ndëshkoftë, nuk jemi ne.

Ne i ndëshkojmë me votë, ne i ndëshkojmë me mbrojtjen e të drejtave tona. Nuk arrijnë dot kavaljet të na menaxhojnë ne. Vetëm fjala “nënkryetari” — ne jemi të nënshtruar. Si ka mundësi t’i nënshtrohet dikush ndaj dikujt tjetër?

Atëherë të gjithë, burra, gra, fëmijë, të rinj, mblidhuni, protestoni, firmosni. Nuk e vendos as Mazniku, as Rama.

Ku është presidenti? Presidenti që krenohet, presidenti që thotë: “Unë jam qytetar i nderit i Rrogozhinës”. Ku është? Po fle gjumë? Zgjojeni, trokisni, të vijë në Rrogozhinë.

Rrogozhina është e të gjithëve. Të gjithë njerëzit kemi djem të shkëlqyer, kemi gra të shkëlqyera, kemi burra të shkëlqyer që janë vizionarë.

Ka qejf të shohësh rininë, po. Ka që nuk punojnë. Ka dhe mosha të atyre që nuk punojnë. Ka dhe fëmijë që kanë… të ndryshëm nga familjet që rriten.

Atëherë, nëse ne fëmijëve u japim dashuri, ju lutem, do të marrim dashuri.

Nuk kam shumë fjalë të gjata. Mblidhuni, gra, sepse kur vijnë, mendoj… në një stadium shoh shumë gra atje që bërtasin.

Ngrini zërin për vete, për fëmijët, sepse ne kemi shumë biznese… që… bashki.

Rrogozhina është e jona, Rrogozhina është e rinisë.

Rroftë populli i Rrogozhinës.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Aktivisti: Qeveria ka nisur numërimin mbrapsht! Rama në burg, Belinda në burg!

Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë …