Malltezi: Shqipëria, e fundit në Europë për trajtimin e ujërave të ndotura!

Deklarata e drejtuesit të departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi:

Të dhënat e fundit të një raporti të Eurostat për trajtimin e ujërave të ndotura ngrenë kapakun e pusetës së gënjeshtrave të Edi Ramës. Kjo tabelë që shihni në ekran tregon faktet kokëforta, dhe përgënjeshtron propagandën bajate të narkoqeverisë.

Sipas Eurostat vetëm 12.6% e popullsisë në Shqipëri ka lidhje me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura.

88% e ujërave te ndotura derdhen në det, te patrajtuara siç duhet.

Eurostat tregon përkeqësim të fortë në vitet e fundit. Nga 33.6% në vitin 2018, trajtimi i ujërave ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.

E fundit ne Evropë, por e fundit edhe ne Ballkan, Shqipëria vjen pas Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë. Në krahasim me BE Shqipëria është gjashtë herë më keq në trajtimin e ujrave të ndotura.

88% e ujërave të përdorura që shkarkohen pa trajtimin e nevojshëm, mbushin lumenjtë, liqenet dhe detin dhe shkaktojnë sëmundje infektive për njerëzit.

A ka institucione ky shtet apo vetëm tendera dhe korrupsion?

A ekzistojnë ne këtë vend institucione te tilla si: Agjencia e Mjedisit, Inspektorati Mjedisor, Agjencia e Bregdetit dhe Drejtoria e Shëndetit Publik? Pse paguajmë mijëra paga për punonjës dhe institucione qe nuk garantojnë asnjë shërbim?

Partia Demokratike mbështet fuqishëm thirrjet për largimin e hajdutit Edi Rama, për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira që të mundësojnë formimin e institucioneve të forta dhe të pavarura, e jo patronazhistë injorantë që e masin punën jo më shërbimet ndaj qytetarit, por me like në Facebook, spiunllëk dhe kërcënime ndaj kundërshtareve të Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Dëgjoni këshillat bashkiakë! Të bashkohemi me qytetarët e bashkive që shkrihen!

Nga Ylli ASLLANI Kjo që po ndodh para dyerve të Kuvendit nuk është vetëm protesta …