Në vend të një urimi “mirëseardhje”…

Nga Adriana KALAJA

Pasi lexova në faqen e Ambasadës së SHBA-ve, të akredituar në Shqipëri (pasi me largimin e mafiozes Kim kjo faqe më ka hequr dhe Non Gratën 😅), lajmin për ardhjen e Ambasadorit Z. Wendt, në një rast klasik, do i uroja suksese për emërimin e Tij dhe, bashkë me këtë, edhe urimin e “mirëseardhjes”.
Por jo.
Unë gjithmonë jam prirur nga parimet e mia, normat morale dhe vlerat ku unë besoj.
Sot nuk është koha për urime e kortezi.
Sot është koha për reagim e për të vërteta.
Sado që të dhembin.
Ndaj, thirrja ime e sinqertë, si qytetare e këtij vendi që kam zgjedhur që kontriboj dhe luftoj për vendin tim, është së pari, Ambasadori, të distancohet nga politika korruptive, mafioze dhe antishqiptare e ambasadorëve Lu e Kim, sponsorizuar nga axhenta sorosiste.
Ndërkohë, në respektim të Sovranitetit dhe Kushtetutës së vendit, Ambasadori, duhet të mbajë një distancë të madhe higjenike nga banditët që qeverisin këtë vend me kryebanditin Rama, të përzgjedhurin dhe të përkëdhelurin e Soros (të vjetrit e të riut), por edhe të kancelarive ndërkombëtare, sidomos ato europiane, të vërtetuara si të korruptuara.
Në fund por jo nga rëndësia, të ndjekë me rigorozitet dhe brenda kompetencave rë Tij, përmbushjen e detyrave dhe objektivave që prezantoi në platformën punës para Kongresit si:
1. Lufta ndaj karteleve të drogës.
2. Lufta ndaj pastrimit të parave.
3. Lufta ndaj krimit të organizuar.
Vetëm kaq do të mjaftojë për vërtetuar se:
1. Sa të drejtë ka patur dhe ka Z. Sali Berisha, Partia Demokratike dhe Opozita reale në 13 vite.
2. Se Reforma në Drejtësi u financua nga Soros me qëllimin e vetëm që banditi Rama të kapte drejtësinë, dhe ashtu ndodhi dhe, ku sot, Sistemi i Drejtësisë:
– ka fytyrën e Irenës me shumë mbiemra, datëlindje dhe pashaporta;
– ka fytyrën e McGonigal ku SPAK vijon të heshtë e deri të fshehë provat e kallëzuar nga ne;
– ka fyryrën e motrës së të pandehurës Belinda Balluku, Pamela Qirko e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të emëruar atëhere në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa vetting, por edhe sot në postet më të larta kushtetuese e deri deputetë;
– ka fytyrën e Ina Ramës, puçistes së 21 janarit, por edhe asaj që ka fshehur pasurinë, dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit të Pavarur të Apelimit, ku jo vetëm spastruan Sistemin e Drejtësisë me lista e urdhëra politikë, por kërkojnë ashtu si ata të KPK-së, poste në gjyqësor, në kundërshtim me Kushtetutën;
– ka fytyrën e heronjve të fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim në SPAK, që nuk guxojnë të hetojnë banditët e krimit zgjedhor, nga Edi Rama, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Agron Malaj, Taulant Balla, Tërmet Peçi e deri të deputetëve të cilët sot janë në Kuvend me vota të krimit të organizuar ose të personave që vijojnë vuajnë dënimin;
– ka fytyrën e kryesuesve të kësaj skeme, amnistuesit e krimit zgjedbor, si një thirrje kriminale për zgjedhjet e vitit 2027 (ku Ambasadori fatmirësisht do jetë vetë i pranishëm), nga ish krerët e SPAK Kraja dhe Dumani, Kreu aktual ose prokurori i Dosjes 184 (dosja famëkeqe e Dibrës), Braho e deri te famozja e mafiozja që kërkon të kthehet sërish në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku, dikur e zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën (me 69 vota e për këtë arsye e mbylli dosjen 184 dhe jo vetëm);
– ka fytyrën e atyre prokurorëve ku për vëllain mafioz të Kryeministrit, gjejnë me anë të hetimeve se kush nuk është te Dosja e Xibrakës, por jo atë që del në Sistemin TIMS dhe që e ka pranuar edhe vetë pa dashje;
– ka fytyrën e mbi 500 milionë USD taksa të qytetarëve amerikanë, të abuzuar nga Fondacioni Soros, ish bashkëshortja e Kryeministrit dhe bashkëshortja e ish Ministrit të Brendshëm, Delina Fico, USAID, KLGJ, KLP, KED, për të cilat u mor dhe vendimi historik i Presidentit Trump për të pezulluar fondet;
– ka fytyrën e bandës së AKSHI-t dhe Ministres Diella, dekretuar nga një President Kukull, nën hetim për abuzime me pronat e ushtrisë, që jo vetëm mbart një korrupsion qindra miliona euro, por vjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të përdorur si presion dhe shantazh për zgjedhjet dhe jo vetëm;
– ka fytyrën e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokolët e Partisë, zgjedhur pa vetting e në kundërshtim me Kushtetutën, që kanë amnistuar Kryeministrin nga çdo aferë korruptive dhe kriminale, më e fundit ajo e grabitjes së tokës në Surrel, ku ka ndërtuar dhe sarajet e veta;
– ka fytyrën anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese (me përjashtime minore si rasti i Znj. Bejtja), që kanë kaluar çdo ligj mafioz e kriminal të Kryrministrit, duke shkelur kështu Kushtetutën.
3. Së të gjithë rrugët e korrupsionit, karteleve të drogës, pastrimit të parave të pista dhe krimit të organizuar, të çojnë te banditi Rama.
Ndaj, pë të Nderuarin Z. Ambasador.
Kjo është lutja ime në vend të urimit të “mirëseardhjes”.
Të na e tregojë edhe një herë sesa e madhe është Amerika e na e kthejë besimin dhe ëndrrën e madhe, që shqiptarët ruajtën edhe në diktaturë për SHBA-të, pavarësisht pasojave.
PS: Do e vlerësoja maksimalisht që Z. Amvasador, të shihte provat dhe faktet që kam depozituar në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë (vënë në dijeni dhe vëmendje edhe të Senatit, Kongresit dhe DASH) për:
– Dosjen McGonigal;
– Dosjen e Irenës ne shumë mbiemra, datëlindje dhe pashaporta;
– Dosjen e tokës grabitur në Surrel bashkë me mafiozen bashkëshorte me 4 mbiemra; për të kuptuar sesa të drejtë kam në këtë status dhe pse zgjodha T’i uroj në këtë formë “mirëseardhjen”.
PS 1: Për miqtë dhe ndjekësit e mi, do lutesha e do e vlerësoja pafund po ta shpërndanit sa më shumë pasi, ju e dini që media e inceneratorëve, 5D, AKSHI-t dhe krimit të organizuar, më ka shpallur Non Grata 😇.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "17:20 63 Confirmed! Congratulations to Lieutenant General (ret.) Eric Wendt on his new role to as the next U.S. Ambassador to Albania! We can't wait to welcome Ambassador-designate Wendt to Tirana, where he will champion President Trump's vision for shared security, a stronger NATO, and fair deals for U.S. businesses."

About Redaksia

Check Also

Edi Rama, modeli se realiteti nuk mund të maskohet gjithmonë

Nga Ndriçim KULLA Fenomeni politik i Edi Ramës përbën rastin më të veçantë të tranzicionit …