Deklaratë e Partisë Demokratike
Gjatë vizitës së tij në Beograd, Presidenti Zelenski deklaroi se nuk do njihte shtetin e pavarur të Kosovës madje më qartë, shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës!
Me keqardhje deklarojmë se kjo deklaratë nga përfaqesues i një vendi mik është jashtë çdo konteksti historik dhe bie haptas ndesh me vendimet historike të Aleances së Atlantikut të Veriut dhe vendeve kyesore të saj, por dhe me të drejtën, ligjin ndërkombëtar, vendimet e Gjykatës së OKB që kanë sanksionuar ligjimitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Perveç kësaj, Ukraina në luftën e saj heroike kundër agresionit barbar rus ka patur dhe ka mbeshtetjen më të plotë nga mbarë kombi shqiptar, Shqipëria dhe Kosova ndërkohë që deri dje Serbia si Rusia e vogël ishte prapavija e fuqishme e Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës!
Partia Demokratike hedh poshtë një deklaratë të tillë dhe e konsideron si një nxitje të serbomadhit Vuçiç për qëndrime dhe veprime destabilizuese që janë dhe interesi më i mirë i Vladimir Putinit dhe Rusisë.
Gazeta RD