Një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Itali, ka ndarë me protestuesit para Kryeministrisë historinë e dhimbshme që e detyroi të largohej nga Shqipëria.
Ai tha se kjo përvojë ishte një nga arsyet që e shtyu të largohej nga vendi dhe se rikthimi në protestë lidhet me shqetësimin për mënyrën se si funksionon ende sistemi shëndetësor dhe shteti.
“Kam ardhur sot nga Italia. Jam baba i dy fëmijëve. Para 10 vitesh kam ikur që këtu sepse humba dy fëmijë te ‘Koço Gliozheni’. Dhe ironi e fatit, në dhimbjen time, mjeku më kërkoi para për kafe për anestezistin. E si të mos jem sot këtu?”, u shpreh ai.
Gazeta RD