Në protestën e 73-të para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, një e moshuar nga Durrësi ka mbajtur një fjalim të fortë kundër kryeministrit dhe ministres Belinda Balluku.
Ajo kundërshtoi projektet që, sipas saj, rrezikojnë banesat e qytetarëve dhe akuzoi qeverinë për mbyllje ndaj zërit të protestuesve.
Duke iu drejtuar Ramës dhe Ballukut, qytetarja deklaroi se banorët e Durrësit nuk do të heqin dorë nga beteja për pronat e tyre. “Rama ik! Ballinda ik!”, tha ajo, duke theksuar se protesta do të vijojë dhe do të forcohet çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të qytetarëve.
E moshuara: Përshëndetje! Lufta vazhdon. Po vazhdon deri në fund! Me këtë qeveri të korruptuar, e pabesueshme çfarë është duke u bërë. Të gjithë këtu në shesh vijmë se na do qejfi, për të drejtat tona, për një qeveri që nuk është fare për popullin. Janë hajdutë vetëm për veten.
Ne me Bashkinë luftuam një vit. E fituam. Prapë është një vjedhje, se VKM-të tona fshihen se s’e çajnë kokën, se ky shtet i një njeriu më shumë bën për keq sesa për mirë.
Këtë Ramën, ja thonë disa njerëz e disa të tjerë e thonë për t’i bërë qejfin… jo kryeministër, nuk e meriton me thënë kryeministër! Ne jemi të gjithë aty e e dimë se po të ishte qeveria jote, me deputetë të zgjedhur nga populli dhe do bënin për popullin, ishte okej. Po ti i ke nxjerrë vetë deputetët, me vota të vjedhura. Ti e di vetë ça është bërë dhe ky popull kaq i bukur, kaq i papërmbajtshëm do të luftojë deri në fund, sepse nuk është i kënaqur me qeverisjen tënde. Se i ke të gjithë hajdutë, ministra e zv.ministra! E ti kërkon qetësi… S’ka qetësi në këtë shesh! Protesta sapo ka filluar e po bëhet e përditshme. Ne, me moshat që kemi, po të sfidojmë hapur e nuk po pyesim fare, se duam ta marrësh vesh ti se kush është ky popull. Këta njerëz që thonë atje do vdesim e atje do shkojmë, jemi me dy këmbë në tokë. Ta harrosh që kjo protestë do shuhet një ditë. Kjo do shtohet përditë!
Rrofshin të gjithë këta që vijnë me dëshirë, ama rrugës kur po vinim tani, kishim nja 10 patronazhistë që na bënin foto.
Se ne jemi duke e vrarë mendjen shumë se po na bëjnë foto patronazhistat! Ne do luftojmë deri në fund! Keni dëgjuar gjë ai bastardi, se bastard do i them, se ka thënë: “Janë një tufë budallenjsh që kërkasin, le të ulërasin”. Ai psiko-pat! Hajdut! Të fyejë ai një popull të tërë? S’ke frikë nga vetja? Ka nënë, ka motër, ka fëmijë, ka vëlla… Ne jemi gjak shqiptari! Legen! Të jesh i bindur që fjalë nga ai mos të dëgjojmë më, se do ta ndjekim këmba-këmbës!
Ai budalla ka qeverinë. Kjo është një qeveri lolo. Këta i mbledh Këshilli i Ministrave edhe këta… kartonin! Si urdhëron, urdhëro! Asnjë s’ia kthen Ramës. Ne nuk na përfaqësojnë ata. Kanë bërë një VKM në Durrës… ne kemi një vit, kemi bërë luftë me policinë, e dini vetë. Kemi një vit të plotë i kemi ndjek këmba-këmbës, edhe i kemi sha, edhe i kemi gjuajt se e kanë merituar.
Se Durrësi aq i bukur… këta po e shembin o vëllezër! Duan të bëjnë një projekt këta hajdutë, që të shembet shtëpia për një lulishte, thotë. Durrësi i kishte lulishtet, i bëtë pallate! Unë, derisa të shkoj në fund, derisa të kem frymën e fundit, nuk do pushoj për këtë.
Tani dua t’ju them një vjedhje edhe më të rëndë… Rama, ne kemi fituar… po shiko çfarë bën ky. Unë pronën time, të shkoj në hipotekë se dua ta shes, ma ka bllokuar! Shiko çfarë mashtruesi është! Hajdut është! Se unë e kam shtëpinë në qendër të Durrësit dhe vendin tim duan për të bërë hotele. Kanë bërë një VKM. Sa mirë i mblodhi ministrat ky e ktheu këtë VKM-në, se ministrat nuk e kundërshtojnë. Atëherë po i themi këtu, nga ky podium i vogël dhe me zemra të bardha e me njerëz… Zoti Rama, ashtu siç bëre VKM-në, po të them: bëje anulimin e VKM-së të datës 31.07.2024, me numër 477, që ti do me shemb shtëpitë e durrsakëve. Nxirre këtë VKM! Ose nxirre, ose ne këtu na ke!
Ne nuk i lëshojmë shtëpitë! Që të shemben shtëpitë, të dashur miq, për të bërë një autostradë, jemi dakord. Po ky thotë shemb shtëpitë se do bëj lulishte, se lulishte s’ka Durrësi, ka beton. Para se të mendojë ky për mua, t’ju tregoj një plan çfarë do bëjnë… ky ka vënë lulishte me dy stola, se prona që është mbrapa shtëpisë time, është e qeverisë, është e Spartak Kovaçit, Petrit Kovaçit, Merita Kovaçit, që janë në SPAK! Dhe SPAK-u po fle gjumë! SPAK-u në dorë të Ramës! Çfarë dosje ka SPAK-u për hajdutërinë? Ça i kanë bërë këtij populli? Të kanë vjedhur!
Unë dua të flas shumë, vij nga Durrësi dhe kam shumë dëshirë kur vij këtu, edhe nuk lodhem. Po ta dini… nuk duhet t’i lëmë me kaq, të shtohemi dhe më shumë çdo ditë. Që ky ta marrë vesh që populli po vjen këtu, sepse qeveria jote nuk ka punë me këtë popull. Të mbyllësh dyert e bashkive e të mos presësh njeri? Çfarë do ti, të rrimë ne si majmunë? Siç të rrinë ministrat që s’të kthejnë përgjigje e kanë frikë Ramën. Ta them me bindje të plotë. Kush është një që e ka kundërshtuar Ramën? Asnjë deputet! Sa deputetë ka Durrësi? A kanë ardhur te ne me na pyetur, që kemi 1 vit ne në këtë hall? Asnjë! Se ata deputetë nuk i ka zgjedhur populli, i ka zgjedhur vota e vjedhur! E di ai si i ka marrë votat. Me kuti të vjedhura! Ky po do që nesër të votojë… atëherë ftoj gjithë diasporën, që mburret ai me diasporën, edhe gjithë Shqipërinë, kundra!
Rama ik! Belinda ik! Sepse Belinda Balluku ka ardhur në 26 gusht, kur bashkitë janë pushim, janë hapur dyert vetëm për të firmosur, për të na shembur shtëpitë ne. Ka firmosur Belinda Balluku, që jua dha këtë dhuratë. Ka firmosur Rama, ka firmosur edhe kryetarja e bashkisë. A e dini ju që dyert e bashkisë nuk na hapen ne? Se bashkia është e popullit! Është turp! Të mbyllet bashkia! Kështu që ne do vazhdojmë deri në fund, ta marrë vesh Rama, e di që na dëgjon… se kujton se është me pushime po këtu i rri mendja. Do shtohet çdo orë, çdo minutë! Ju përshëndes, duhet një forcë e madhe dhe e vogël për të gjithë, sepse po s’u bashkuam ne, nuk ikën ai!
Ne duam gjithmonë të jemi të bashkuar!
Gazeta RD