Alex Soros pushime me Ramën në vilën qeveritare në jug të vendit

Një foto e publikuar këtë të martë në rrjetet sociale tregon kryeministrin Edi Rama në shoqërinë e Alex Sorosit, teksa darkojnë së bashku në një restorant në jug të Shqipërisë.

Nga sa është raportuar, Alex Soros ndodhet për pushime në vilat qeveritare në jug të vendit.

Takimi mes Ramës dhe Sorosit vjen në një kohë kur prania dhe ndikimi i familjes Soros në politikën shqiptare vijojnë të jenë pjesë e debatit publik, si dhe në SHBA vijon përlasja me presidentit Trump me familjen Sosor.

Presidenti Trump sulmoi të hënën Qendrën për Progresin Amerikan- Center for American Progress (CAP), një institut kërkimor liberal i financuar nga Soros, pasi organizata publikoi muajin e kaluar një raport që sugjeronte se vendosja e Gardës Kombëtare nuk kishte arritur të ulte krimin e dhunshëm në qytete.

Image

About Redaksia

Check Also

Rama nuk del dot nga Shqipëria/ Anullohet takimi në Vienë

Ndërsa Tirana po zien në protesta dhe mbarë Shqipëria, kryeministri Edi Rama kishte parashikuar një …