Baçi: Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, socialistë e demokratë: Divjaka Bashki!

Deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar vendimin unanim të marrë nga Këshilli Bashkiak i Divjakës, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjen.

“Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe përkushtimin për Divjakën e tyre, ka marrë vendimin unanim, me të gjitha votat e socialistëve dhe demokratëve, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjë”’, shkruan deputeti Baçi në reagimin e tij.

Reagimi

Divjaka Bashki!

Banorët e Divjakës, pa dallime bindjesh politike, demokratë, socialistë dhe pa parti, janë prej ditësh në protestë, duke kundërshtuar projektin e Partisë Socialiste për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës.

Sot, Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe përkushtimin për Divjakën e tyre, ka marrë vendimin unanim, me të gjitha votat e socialistëve dhe demokratëve, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjën.

Një vendim që është për t’u përshëndetur dhe për t’u mbështetur nga të gjithë!

About Redaksia

Check Also

Divjaka nuk duhet të shkrihet! Shifrat dhe faktet janë në anën e banorëve

Nga Ylli ASLLANI Pas ndërprerjes së njëanshme të aktivitetit të Komisionit për Reformën Territoriale, qeveria …