Sot është dita ndërkombëtare e Rinisë dhe pushteti i shtrirë në shezlongun e rehatshëm të buzëdetit e mbyti fcb-në me postime me pamje të gëzuara e plot buzëqeshje hipokrite, për të bërtitur me cinizëm:
Qeshu rini, qeshu!
Rinasi është i yti!
Sepse rininë Rama e ka larguar e vazhdon ta largojë.
E ka larguar me paga që nuk mjaftojnë, me shtëpi që nuk blihen, me vende pune që trashëgohen nga partia dhe me konkurse ku fituesi dihet përpara se të shpallet gara.
Tani që vendi po boshatiset, qeveria mund të shpallë edhe një tjetër sukses meqenësë rinia po ikën nga sytë këmbët, se papunësia e saj është ulur.
Ndërkohë, shkollat mbyllen.
Universitetet zbrazen. Fshatrat heshtin.
Qytetet plaken.
Por propaganda ama lulëzon.
Sipas saj, Shqipëria nuk po braktiset, ajo thjesht po “eksporton kapital njerëzor”.
Sa “e freskët” dhe “e pafajshme” duket si shorehje?!!
Dhe falë këtij “eksporti” made in Rama, së shpejti, në çdo qytet do të mbeten vetëm zyrat e Rilindjes, patronazhistët dhe tabelat e projekteve që nuk mbarojnë kurrë.
Ndërsa të rinjtë do të vazhdojnë ta duan Shqipërinë…
Me shumë mall e dashuri nga Londra, Berlini, Roma dhe çdo vend tjetër ku puna e jeta vlejnë më shumë se në Shqipërinë e rilindjes.
Gëzuar të dashur të reja e të rinj Ditën e Rinisë, në vendin ku rinia është kthyer në mall eksporti nga ata që duan të nxjerrin e të grabisin para nga çdo veprim apo “transaksion” korruptiv, moral, politik dhe ekonomik!

Gazeta RD