Ndryshon kursi në Uashington/ SHBA u jep detyra të reja diplomatëve

Departamenti Amerikan i Shtetit i jep fund praktikave të ndërhyrjes së ambasadorëve në politikat e brendshme të shteteve ku janë akredituar.

Diplomatët amerikanë. sipas njw dokumenti të bërë publik ekskluzivisht nga Fox News, do të përqendrohen vetëm te mbrojtja e interesave kombëtare, siguria dhe partneriteti ekonomik.

Ky kurs i ri diplomatik i Uashingtonit pritet të reflektohet drejtpërdrejt edhe në Shqipëri me ardhjen e ambasadorit të ri, ish-gjeneralit me tre yje Eric Wendt.

Sipas udhëzimeve më të fundit të Departamentit të Shtetit, diplomatëve amerikanë në mbarë botën u është kërkuar të shkëputen nga promovimi i dogmave politike apo sociale, të tilla si programet DEIA, apo WOKE dhe të përqendrojnë të gjithë aktivitetin e tyre te diplomacia e fortë, duke u fokusuar te interesat strategjike të SHBA.

Për Shqipërinë, ku kurs i ri shënon një kthesë të rëndësishme në politikën e brendshme. Ambasadorët e rinj do të duhet të distancohen dukshëm nga modeli i ambasadorëve të viteve të kaluara, të cilët i kemi parë të përfshihen drejtpërdrejt në debatin politik ditor, retorikën partiake apo në balancat e pushtetit në Tiranë.

Dy ambasadorët e mëparshëm, Yuri Kim dhe Donald Lu janë akuzuar publikisht nga opozita si përkrahës të agjendave personale të kryeministrit Edi Rama. Akuzat më të forta kanë rënduar mbi ish -ambasadoren Kim, e cila u pozicionua hapur politikisht kundër Partisë Demokratike.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama i shkruan Zelenskit/ “Jemi me ty pavarësisht qëndrimit për Kosovën”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd lidhur …