Sot është dita e Musine Kokalarit, një prej legjendave të qëndresës ndaj diktaturës

Ylli ASLLANI

Sot me nderim të thellë, në ditëlindjen e saj përkujtojmë një nga legjendat simbol të qëndresës kundër diktaturës Musine Kokalari! Si gjirokastrit krenohemi me simbolin e sakrificës dhe shpirtit të lirë, mishërimin e dinjitetit dhe kurajos qytetare, krijuesen e talentuar, studjuesen e etnofolklorit dhe intelektualen e kullturuar, politikanen e emencipuar, disidenten e paharruar, atdhetaren përparimtare! Musineja ngelet përherë një thirrje ndërgjegjes kolektive, veprimit të përbashkët dhe kredos shqiptare. Me aktin flijues, dinjitetin njerëzor dhe idete e saj ajo po frymëzon në çdo kohë mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe vlerave atdhetare. Musine Kokalari lindi ne Adana të Turqisë 18 Shkurt 1917 në një familje gjirokastrite dhe ndërroi jetë më 14 Gusht e internuar në Rreshen…. Vitet e qëndrimit të saj në burgjet e diktaturës dhe në internim flasin për shpirtin e saj të madh të qëndresës, revoltës dhe sakrificave e panumërta në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe shpresës për një Shqipëri evropiane. Me focën e karakterit dhe dinjitetin e pashoq ajo përballoi terrorin e egër duke u konsideruar një nga legjendat simbol të qëndresës kundër diktaturës. Te nderuar miq! Do të doja që jetën e saj plot kalvare ta përmblidhja me vetë letrën e saj në Fundin e Jetës: “Njoha kulturën demoktratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një Gjyq Special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej këtej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di çdomethënë familje. Ndoshta do të ishte më mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.Kështi merrnin fund edhe vuajtjet. me gjithë gjëndjen tragjike” Që harresa të mos bëhet errësirë, më mirë ndiz një qiri, se sa të mallkosh errësirën, do të thoshte dikur shqiptarja e madhe Nënë Tereza. Në këtë përvjetor të lindjes në nderim dhe përshpirtje të shpirtit të Musine Kokalarit po citoj një pjesë nga Lutja për viktimat e diktaturës shqiptare.:“… Të lutem o Zot që ata të kenë gjetur paqen pranë Teje, në amshim! Lutemi që çfarë ndodhi kurrë të mos përsëritet!”

About Krye Redaktor

Check Also

Rama në zyrë për të na provokuar ne/ Protestuesit zhvendosen në hyrje të Kryeministrisë, policia “gardh” para godinës

Në përfundim të fjalimeve, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, ku janë …