Thirrje nga protesta: Të vijnë më shumë intelektualë! Të mos ia zgjasim ditët diktatorit!

Me tone të forta dhe kritike, një qytetar pjesëmarrës në protestën e 75-të para Kryeministrisë ka bërë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë në tubime, duke iu drejtuar veçanërisht intelektualëve dhe socialistëve që, sipas tij, janë zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës.

Ai kërkoi që qytetarët të mos qëndrojnë indiferentë dhe të reagojnë ndaj asaj që e konsideron një situatë të rëndë politike.

“Të mos ia zgjasim ditët diktatorit. Ky është diktatori i kalbur. Këtu duhet të vijnë më shumë intelektualë”, u shpreh protestuesi. Ai pretendoi se kryeministri është i vetëdijshëm për kundërshtimin që po përballet dhe se po mendon për mënyrën e largimit nga pushteti. “Ky çdo ditë bën plane si të ikë, sepse e di fundin”, tha ai.

Protestuesi u ndal edhe te socialistët, duke thënë se një pjesë e tyre janë të zhgënjyer nga Rama dhe se kryeministri, sipas tij, “i ka vënë hurin edhe socialistëve”. Në përfundim, ai kritikoi ashpër edhe Kuvendin, duke e cilësuar atë si “parlamentin e turpit”, ndërsa përsëriti thirrjen për më shumë pjesëmarrje në protestë.

About Redaksia

Check Also

E moshuara: Kam qenë socialiste, të vrisja për Edi Ramën, por ai filloi të na djegë dhe shtëpinë

Banorët e Memaliajt dhe zonave rurale kanë protestuar sërish kundër reformës territoriale që parashikon shkrirjen …