Raporti i Bankës Botërore/ Shqipëria, mbi 2 miliardë euro në vit humbje nga zjarret

Nikol KEDHI
Mbi 2 miliardë euro në vetëm një vit. Kaq mund t’i kushtojnë Shqipërisë deri në vitin 2050 dëmet nga zjarret e përmbytjet, sipas vlerësimit të Bankës Botërore.
Sot rrezikohet jeta e qytetarëve nga zjarret, në dimër nga përmbytjet. Dhe çdo herë shqiptarët lihen në mëshirë të fatit. Shyqyr i mbron Zoti se qeveria është me pushime duke shijuar paratë e vjedhura ose duke programuar koncertin e radhes me paratë e shqiptarëve ose duke planifikuar kujt t’ia japë tokat e djegura për ndërtim. Ose duke i bërë të treja.
Po fermerët kush i kompenson për tokat dhe ullishtet e djegura? Për bagëtitë e humbura? Kush paguan për shtëpitë, pronat dhe vitet e punës të qytetarëve që zhduken brenda pak orësh?
Një shtet minimalisht normal parandalon, mbron dhe kompenson. Ata që sundojnë vendin sot kanë perbuzje ndaj shqiptarëve.
Shumë shpejt, qytetari dhe siguria e jetës, pronës e punës së tij do të rikthehen në qendër të shtetit shqiptar. Është më e pakta që ne mund të bëjmë.
Kontrata e dinjitetit mes nesh është e domosdoshme, për të rithemeluar Republikën, për të vendosur ekonominë e tregut, për të rikthyer përgjegjshmërinë institucionale dhe balancën e pushtetit si dhe ndryshuar raportin e shtetit me qytetarin.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/ Rama po dhunon protestuesit me civilë të armatosur

Patronazhistët e Ramës prej dy ditësh po nxisin tensione në protestën qytetare që vijon prej …