Aktivisti Andi Tepelena në revoltën e 80 kundër kryeministrit Edi Rama i bëri thirrje SPAK që të veprojë, duke shtuar se shqiptarët presin drejtësi.
“80 ditë protestë, revolt. I themi jo këtij sistemi. 80 ditë që i themi Ramës po sillemi i Europianë. Por ai nuk mund ta japë dorëheqjen se është i kapur…A di një gjë, të investojë paratë e pista në sektorin e ndërtimit. Paratë e botës së krimit pastrohen në kulla, ndërtime…O SPAK ku je? Kanë shkuar çmime marramendëse. Nuk është koha për pushime është koha të veprosh. Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj. Çfarë po bëhet me dosjen Balluku? Duhet të bëhet publike çfarë fshihet në Dosjen Balluku?
Ne kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës, por ai hedh disa shashka. Nuk ka negociata me Edi Ramën, është njeriu që ka prodhuar konflikt dhe do ta çoje vendin në konflikt civil. Duam qeveri teknike, me njerëz të ndershëm që u dhimbset Atdheu. Kemi një president që është kukull. Kjo është republikë e kryetarëve ne do të ja kthejmë qytetarëve. Populli duhet të marrë në dorë Referendumin. SPAK, çfarë po bëhet me dosjen e bazave ushtarake që përbëjnë sigurinë tonë kombëtare.
Me Portin e Durrësit çfarë po bëhet? Alabbar tha kam bërë një gabim të madh, por kush e mban përgjegjësinë. Ftoni miq shok të vijë këtu. Shtatori po vjen është muaji i ndryshimit të madh dhe kam bindje që do jetë varri i regjimit. Zakonisht diktaturat bien në tetor, por unë parashikon në shtator rënien e regjimit”, tha ai.
Gazeta RD