Përplasja me gazetarin Konomi në Vuno, Rama: I përdalë, shau bashkëshorten në prani të djalit Zaho

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me konfliktin që ndodhi paraditen e djeshme, në fshatin Vuno, mes tij dhe gazetarit Arjan Konomi.

Rama pretendon se gazetari ka fyer dhe ka sharë bashkëshorten e tij, në prani të djalit të tyre Zaho, edhe pse videoja e shfaqur nga vetë kryeministri nuk provon aspak këtë.

“Pse e keni parkuar, ku është tabela, ku është tabela, ku është policia të vijë të të vërë gjobë kryeministër, do ca fiq” – dëgjohet të thotë gazetari ndërsa Rama së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij janë të ulur në tavolinë.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …