Deputetja e PD, Denisa Vata denoncon zvarritjen e punimeve në Sheshin “Demokracia” në Burrel, duke ngritur dyshime të forta për mënyrën e përdorimit të fondeve publike dhe për procedurat e ndjekura në realizimin e projektit.
Sipas Vatës, për një investim me vlerë rreth 128 milionë lekë me TVSH dhe me afat zyrtar 12 muaj, punimet vijojnë të mos jenë përfunduar edhe pas afro katër vitesh. Ajo i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes, nga tenderimi deri te pagesat dhe përfituesit, duke theksuar se pas këtij projekti fshihen indicie serioze korrupsioni.
Reagimi
Per keto “kryeveprat “e artit eshte bllokuar sheshi i Burrelit.
Sheshi “Demokracia” ne qytetin e Burrelit eshte nje nga rastet qe ngre dyshime serioze per menyren si perdoren parate publike ne Mat.
127.9 milione leke me TVSH, kontrate 12-mujore dhe pas afro 4 vitesh ende i paperfunduar.
SPAK te ndjeke gjurmen e parave, nga vendimmarrja dhe tenderi, te kontrata, pagesat, ndryshimet dhe perfituesit sepse pas ketij projekti fshihet korrupsioni, pergjegjesit duhet te perballen me ligjin.
Dhe nje fakt qe kerkon verifikim te vecante.
E njejta firme projektuese, ARABEL-STUDIO, qe ka hartuar projektin e Unazes se Burrelit, e cila u shemb para inaugurimit, ka hartuar edhe projektin e Sheshit “Demokracia”. A eshte thjesht rastesi, apo kemi te bejme me nje model qe duhet hetuar ne projektet publike te Bashkise Mat?
Projektuesi: “ARABEL-STUDIO” sh.p.k.; projekti “Rikualifikim Urban i Sheshit Demokracia, Burrel” është hartuar në vitin 2020. Dokumenti teknik e identifikon shprehimisht këtë studio si autorin e projektit.
* Autoriteti/institucioni i projektit: Bashkia Mat është investitori i projektit; tenderi i zbatimit është zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
* Objekti i tenderit: jo vetëm sheshi, por paketa “Transformimi urban në hapësira publike kryesore… Sheshi Demokracia, rruga lidhëse Sheshi Ahmet Zogu dhe Blloku Drita”.
* Fondi limit: 131,644,338 lekë pa TVSH.
* Firma fituese: ARIFAJ sh.p.k., me ofertë fituese 106,609,760 lekë pa TVSH, ose 127,931,712 lekë me TVSH.
* Në garë ishin 10 operatorë. Faqja e Open Procurement e shënon procedurën me Red Flag, sepse operatorët konkurrues u skualifikuan dhe fituesi nuk ishte operatori me ofertën më të ulët.
* Kontrata u lidh më 7 tetor 2022, me kohëzgjatje 12 muaj.



Gazeta RD