Përse narrativat alla “Plenium Partie” nuk reflektojnë aspiratat e qytetarëve!

Nga Iva V.GRILLO

“…
Aktivizimi dhe fuqizimi i grave
Zhvillim i artit nëpërmjet parullave e vizatimeve
Goditja e kultit të individit
Të bërit “pishtar ndriçues” në botë duke u bërë shembull pozitiv për mënyrën si duhen bërë protestat. Bota dëshiron të na imitojë…
Qeveria të dëgjojë popullin dhe të përmirësohet….”
Këto më sipër nuk janë raporte të një pleniumi të Partisë Komuniste të viteve ’60…🤔 janë përfundime që artikulohen në emisione televizive e rrjete sociale nga “opinion-bërës” që kanë “përgjigje” për çdo gjë përveç çështjes kryesore:
Si mund të rrëzohet një regjim kur objektivi kryesor sfumohet, transformohet e pothuajse zhduket për shkak të narrativave fluturake e skolastike që vetëm çorodisin?!
Dhe kush përfiton kur revolta më e madhe ndaj qeverisë më të korruptuar në Evropë e më gjerë, reduktohet thjeshtë në problemin: “qytetarët nuk marrin shërbime për taksat që paguajnë” 🤔?!
Mundi, revolta dhe aspiratat e qytetarëve që kanë gati 3 muaj në sheshet e Tiranës nuk mund të reduktohen në objektiva “pleniumesh partie” e në axhenda projektesh NGO-sh.
#RamaShporru

Mund të jetë art pop i turmë

About Redaksia

Check Also

Goja e Fasadës

Nga Elona CASLLI Në pamje të parë duket një grua që merret veçse me ekspozita …