Qytetari: Pushtetarët kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Protesta duhet të marrë tjetër formë!

Protestuesit në ditën e 83-të, me pankarta dhe slogane në duar shprehin kundërshtimin ndaj qeverisjes dhe kërkojnë ndryshim politik.

“Rama, jep dorëheqjen” dhe “Poshtë qeveria” janë ndër thirrjet që shoqërojnë protestuesit gjatë marshimit në rrugët e Tiranës.

Një qytetar u shpreh se, pushtetarët kanë shkelur Kushtetutën dhe i kanë tejkaluar disa herë vijat e kuqe, duke shtuar se populli mund të rebelohet.

“Duhet të marrë formë tjetër protesta. Duhet të jetë më e zgjeruar dhe diasporë. Duhet të gjejmë një strategji të re. Kam frikë se do të eskalojë sepse Rama i ka kaluar të gjitha caqet e demokracisë. Caqet janë tejkaluar dhe nuk duhet t’ia vënë fajin popullin nëse rebelohet. Sepse edhe rebelimi i takon një shoqërie të ndërgjegjësuar.

Unë do të kisha bërë puc ushtarak në Shqipëri, por në situatën që ka kaluar Shqipëria këta kanë shkelur të gjitha rregullat e kushtetutës, e kanë kapërcyer disa herë vijën e kuqe dhe nuk shikoj fare që ushtria të mos veprojë dhe bllokojë parlamentin e ti nxjerrë të gjithë jashtë dhe ti vërë para drejtësisë. Kam frikë se do të ndodhë nga populli”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Historitë dhe histeritë me deputetin Luan Baçi nuk e shpëtojnë dot Organizatën Kriminale…

Nga Adriana KALAJA Shumë e sforcuar sot historia dhe histeria që regjimi, për të mbuluar …