Arrestimi i gazetarit Konomi, Berisha: Rama tregoi edhe njëherë urrejtjen e tij ndaj medias!

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dënuar arrestimin e gazetarit Arjan Konomi, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka marrë atë si shenjë të radhës të presionit ndaj medias.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se, Konomi u arrestua pasi ngriti pyetje mbi parkimin e mjeteve të eskortës së kryeministrit

Berisha: Kësaj situate i përgjigjet me cinizëm ekstrem përgjegjësi më kryesor, Edi Rama, i cili vazhdoi pushimet dhe do ta dënoj edhe njëherë këtu, arrestoi gazetarin në detyrë Arjan Konomin, një publicist dhe gazetar guximtar, për fajin e tij të vetëm se guxoi të shtrojë pyetjen: a do gjobisë policia rojet e tij që parkuan në kundërshtim me ligjin?

Dhe këtë akt, këtë pyetje, Edi Rama e mori si një fyerje të rëndë ndaj të shoqes, sepse ajo ishte aty në tavolinë.

E vërteta është se edhe aty tregoi arrogancën e papërmbajtur të tij. Tregoi urrejtjen që ka ndaj medias dhe urdhëroi policët ta marrin nga lokali gazetarin sepse kështu ai shijonte më mirë kafenë.

Edhe këtë akt e kam dënuar dhe e dënoj me forcën më të madhe.

About Redaksia

Check Also

Berisha denoncon skandalin: Irena Gjoka i mbylli Edi Ramës dosjen për parkun e sarajeve të Surrelit!

Griselda Selimaj: Përshëndetje Doktor! Kam vënë re që kur Adriana Kalaja bën denoncime nga SPAK …