Berisha: Aeroportet janë si djegësat për Edi Ramën! Ku është aeroporti i Kukësit? Tani i ranë aksionet!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të qeverisë për afëren e aeroporteve. Berisha tha se, aeroportet janë si djegësat për Edi Ramën.

Berisha: Çfarë ka ndodhur, ta dinë shqiptarët.

Nuk kam asnjë lloj sentimenti apo dëshire të ndërhyje midis partnerëve. Ato janë probleme që zgjidhen me gjykata dhe arbitrazhi.

Por çfarë ka ndodhur?

Dikush i thotë Edi Ramës se aksionet turke nuk janë tuajat.

Dhe ky dikush nuk mund të jetë kush tjetër përveç atij që ka 92 përqind të aksioneve.

Ndaj dhe këtij, që de facto është në sherr me pretenduesin tjetër, jo me qeverinë, ky nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, pretendimin pas aksione ndaj tij e ka ortaku.

Këtij i anulohet kontrata.

Pacolli është drejtuar në dy arbitrazhe, në njërin arbitrazh kundërshton vendimin për revokimin e kontratës si një akt zuzar ndërkombëtar i pashembullt.

Qeveria nuk ka asnjë bazë të kërkojë revokimin e kontratës për një sherr mes dy ortakëve.

Dhe e dyta, në arbitrazhin ndërkombëtar, në të cilën minimumi taksapaguesit shqiptarë për hir të çmendurisë së Edi Ramës, të babëzisë së tij të papërmbajtur dhe të Lubi Ballukut, do paguajnë rreth 500 milionë euro.

Kjo është kur verbohesh, kur babëzia të verbon sytë dhe mendjen.

E hapa këtë takim me ju, duke deklaruar se aeroportet janë si djegësat për Edi Ramën.

Shkoni pak në aeroportin e Kukësit.

A u kujtohet kur zbarkonte Lubia me helikopter?

U lutem, tregojuani shqiptarëve, të shohin monstrën, monstër është ajo, se si mashtronte, se i thoshte se erdha për të bërë një provë para se të vijë avioni me qindra çuna nga Londra.

Duhej bërë prova, shkoi kjo dhe bëri provat, pilotja, monstër e vërtetë.

Ku është aeroporti i Kukësit sot? Më thoni pak, ku është?

Nuk ka asnjë pengesë. Klauzola që e pengonte aeroporti i Tiranës është e hequr, nuk ekziston më.

Aeroporti i Kukësit, dikush më thotë, po shndërrohet në termocentral me panele diellore, të tjera në destinacione të tjera.

Pra loja me aeroportet e Edi Ramës dhe Lubisë është një lojë e turpshme, por me pasoja financiare shumë të rënda.

Shkoi atje, e inauguroi aeroportin e Kukësit ajo, erdha tha se duhen bërë prova.

Zbriti me një helikopter.

Nxirrjani pak të shohin atë faqezezë që mbrohet nga 83 mandate krimi.

Nxirrjani pak ta shohin edhe shqiptarët edhe njëherë monstrën e korrupsionit.

Dhe tani ku është aeroporti?

Tani i ranë aksionet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD nuk e bojkoton Kuvendin, të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë!

Elda Menga, TCH: Duke qenë se jemi në prag të nisjes së sesionit të ri …