Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lubia për një aferë me aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se synojnë të përfitojnë 130 milionë euro.
Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se aeroporti nuk duhej të ndërtohej në zonën aktuale, pasi sipas tij dëmton habitatin e flamingove dhe shpendëve të tjerë. Ai tha se PD kishte propozuar ndërtimin e aeroportit në kthesën e Levanit, ndërsa kritikoi vendimin për ta ndërtuar në vendndodhjen aktuale.
Berisha: Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty, se aeroporti i Vlorës shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve, e flamingove dhe zogjve të tjerë të asaj zone.
Prandaj edhe ne e spostuam, do e ndërtonim tek kthesa e Levanit.
I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017.
Jo, i thanë, nuk ndërtohet këtu.
Këta e ndërtuan.
Ku mund të pengoheshin ata para 130 milionë vjedhje së bashku.
Prandaj dhe ajo e merr çdo javë dhe i thotë 60 përqind je ti në dosjet e mia.
Absolutisht!
Dhe ky sillet si Konstandini me Dhoqinën, keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë. E thotë populli.
Nuk e lëshon Dhoqina këtë.
Harrojeni.
Jo, nuk e lëshon.
Të dy do shkojnë bashkë aty ku e meritojnë.
Gazeta RD