Berisha: “Pasqyra” është mashtrimi i radhës i Ramës, edhe atë do e përdorë për të vjedhur si Diellën! Çdo natë Rama e sheh veten në qeli

Elda Menga, TCH: Zoti Berisha, prej dy ditësh kryeministri Edi Rama po zhvillon takime të ethshme me drejtuesit politikë dhe sot me ministrat. Një ditë më parë ai prezantoi platformën e tij Pasqyra Albania, të cilën ju e konsideruat si një mur që vendoset mes qytetarit dhe administratës. Nga ana tjetër, kreu i mazhorancës thotëse kjo platformë do u shërbejë qytetarëve për ta ndjekur ankesën e tyre nga momenti i fillimit, tek institucioni përgjegjës që do e marrë përsipër deri tek zgjidhja. Nëse qytetarët kanë të drejtë të ndjekin problematikën apo ankesën e tyre në çdo hallkë që shkon, ku qëndron problemi i kësaj nisme, sipas jush?

Sali Berisha: Pasqyra është që tani e verbër, është një mur për të mashtruar qytetarët.
Edi Rama, i damkosur botërisht dhe kombëtarisht, besoj e keni marrë vesh, temperaturat e urrejtjes kombëtare ndaj Edi Ramës janë më të larta se temperaturat e mjedisit.
Urrejtja kombëtare ndaj tij, nuk ka termometër që e mat.
Por e tillë po bëhet urrejtja ndërkombëtare ndaj tij.
Dhe ky njëherë nxjerr Besën, herë tjetër nxjerr Ndorjen, herë tjetër nxjerr Kanunin, tani nxori Pasqyrën.
Kush i beson atij?
Cili korrupsion, më thoni ju mua, cilin akt korruptiv parandaloi Diella?
Zero. As nuk ekziston edhe një çip në përbërjen e saj që mund t’i japë një mundësi të tillë.
Zero.
Ka zero urtësi artificiale Diella.
Pra, Pasqyra e Edi Ramës është mashtrimi i fundit i tij sepse siç e shihni është i rrënuar, besoj se e keni parë.
Nuk ka. Është i rrënuar.
E vërteta, duhet ta pranojmë, se kjo protestë ia ka gërryer shpirtin, e ka boshatisur, e ka zvetënuar.
Ai, kudo që del, del një njeri i transformuar tërësisht sepse po sheh fundin e tij me sy.
Çdo natë, ky njeri sheh veten në qeli.
Çdo natë, ky njeri sheh Lubinë pentito.
Çdo natë, ky njeri sheh koordinatorët duke e denoncuar.
Ky është i marrë fund. Ndaj dhe beson se me këto Pasqyrat, Diellat, do mund të mashtrojë shqiptarët.
Zinxhiri i mashtrimeve të tij ka marrë fund.
Asgjë, ai është një mur, një perde që kërkon t’u vërë para syve të qytetarëve se gjoja po komunikojnë në një kohë kur ka zero të vërtetë brenda.
Por do vjedhin. Prapë është vjedhja.
6 milionë vodhën për Diellën, edhe këtu do vjedhin nja 4-5 milionë.
Vjedhja nuk ka të ndalur aty.
E vetmja gjë që 24 orë në 24 nuk ndalet, është vjedhja tek ata.

About Redaksia

Check Also

Rama, armata e iluzionistëve të paguar dhe makina e prishur e komunizmit

Nga Bujar Leskaj Të tmerruar nga fryma, shpresa e ngjallur nga protesta rinore dhe nga …