Berisha: Kjo është qeveria Balluku, asnjë ndryshim i saj nuk mund të mashtrojë qytetarët që protestojnë prej gati 90 ditësh

Elda Menga, TCH: Po sot në takimin me ministrat pritet që të kalohet në sitë puna e çdo dikasteri. A mendoni që ky takim i sotëm në Pogrades mund të prodhojë edhe ndryshime në qeveri në vjeshtë? Dhe pyetja që mund të vijojë këtë, po ju kur do i mblidhni strukturat për të pasur një organizim për sesionin e ri politik?

Sali Berisha: Ne nuk i kemi ndërprerë. Nuk u rrezitëm gjatë kësaj vere as në jahte, as në skafe, ne kemi vazhduar punën dhe do vazhdojmë.
Strukturat tona kanë funksionar në objektivat e tyre dhe mblidhen këtë javë e në vazhdim.
Për sa i përket qeverisë Balluku bis, është qeveria Balluku kjo, mendoj se me asgjë, me asnjë ndryshim të saj, nuk mund të mashtrojë qytetarët shqiptarë.
Shqiptarët kanë gati 90 ditë, PD ka vite të tëra që kërkon dorëheqjen dhe largimin e tij.
Zgjidhja e vetme e kësaj krize të frikshme që po përpin vendin, është dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm nga detyra.

About Redaksia

Check Also

“Bashkëjetoj me Ronin”/ Vlora Hyseni, nga krevati me Gysin, tek trafikanti i armëve të Ramës, si u shpartallua SHISH

Sali BERISHA Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. …