Celibashi sejamini i dalluar elektoral i PS-së

Nga Luçiano BOÇI

Ilirjan Celibashi, më në fund na paska folur për diçka.
Dhe si gjithmonë, po i bën PS-së pikërisht shërbimin që i duhet.
Me deklaratat e tij po e zhvendos debatin e reformës nga përgjegjësia politike e mazhorancës, nga revolta qytetare kundër ndarjes me 46 bashki, te një “pamundësi teknike” e KQZ-së.
Kërkon t’i japë një dorë Ramës dhe të zbusë reagimet me shpresën e mosrealizimit në kohë të projektit antiqytetar të PS.
Ndërkohë dhe i thotë të nxitojnë sa më shumë, fët e fët si shkresat e Ramës për inceneratorët.
PS-ja humbi muaj të tërë, bllokoi një reformë reale dhe e mbylli Komisionin pa hartë, pa kritere e pa produkt.
Tani na del Celibashi dhe na njofton se koha pothuajse ka mbaruar.
Skema është e qartë.
Njëra palë harxhon qëllimisht kohën, ndërsa tjetra shpall skadimin e saj. PS-ja merr masat me procedura antiligjore ndërkohë.
KQZ-ja ia kthen vonesën në favor, në alibi.
Në vend që të diskutojmë se cila hartë u shërben qytetarëve, si afrohen shërbimet dhe si rivendoset përfaqësimi vendor, Celibashi kërkon ta mbyllë debatin me kronometër.
Kështu fshihet dështimi politik i mazhorancës dhe krijohet terreni që harta t’i përshtatet interesit elektoral të PS-së.
Reforma nuk rrezikohet nga afatet e KQZ.
Ajo rrezikohet shkrirja e qëllimshme e bashkive nga PS.
Ky nuk është neutralitet institucional.
Është asist politik për mazhorancën.
Dhe nuk është çudi!
Celibashi ish ministri i PS nuk mund të shtiret.
Ai është shërbëtori tipik institucional i Ramës.

Mund të jetë një grafik i harta dhe teksti që thotë "Propozimi i Ndarjes Territoriale 100 Bashki Legjenda Baahkive Ndarja Territoriale 100 Bashki Bashki 4_Frakul 56_Lushnje 7Paain 1_Has 58 12_Shishlavec Cemk Fusho Acréz _Gramah iManis Mndhe 17_Crosh 82_ _Aradroshaash hpat 5_Zadrimb Belsh Shiacir 20 Mamurras 21_Rubik 22_5.kth krapar Vwipeji Shpirag 5_FushiKnuj 25 Bpe Malq 25_Kios Pagrid _Mniesio Muche 30 лae 76_Pustec 78_Leskouk Shupenz® _Momp 34_Diber Kamiz 2_KarTe 3_Litchtran Rrogoathine 9_Petrele 4_Dropul 3_V Dejes 0Kanhatr 7_Permet 2Trane Tepelene _Gjrokaster 4_Nd1Da 45_Drajake 90 Belanics _Pitos _Himana lavoselo Seenins Amantia 49_Flershegan 4_PuRe 5_Orkum _Karspa saml 50_DushR 1_Malbkasair 40 Klamatars"

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD nuk e bojkoton Kuvendin, të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë!

Elda Menga, TCH: Duke qenë se jemi në prag të nisjes së sesionit të ri …