Berisha: “Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, duke e cilësuar atë si një tjetër projekt abuziv dhe një mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike.

Sipas kreut të PD, “Pasqyra Albania” paraqitet si një portal përmes të cilit qytetarët do të mund të ndjekin ankesat dhe kërkesat e tyre, por në të vërtetë, sipas tij, bëhet fjalë për një tjetër projekt që do të kushtojë miliona dollarë.

Reagimi

“Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe!

Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri “Pasqyra Albania” si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre.

Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për “Pasqyra Albania”, në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij. Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t’u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare.

About Redaksia

Check Also

Infermieri-milioner/ Rama bën deputetin e tij të Beratit me hotel luksoz në Qeparo

Nga Boldnews.al “Këtu kemi edhe Hysenin, ose siç e njohin të gjithë si Ceko. Ka mbaruar …