Berisha: Shik Stërmasi jetoi si hero dhe u largua si legjendë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Shpëtim “Shik” Stërmasit, duke e cilësuar atë një figurë të shquar dhe një hero të qëndresës ndaj diktaturës komuniste.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Stërmasi, pjesë e një familjeje të vjetër atdhetare të Tiranës, u arrestua në moshë të re dhe kaloi dekada në burgjet e regjimit komunist, ku qëndroi i palëkundur përballë hetuesve dhe torturave.

Postimi

Miq, Shik (Shpëtim) Stërmasi mbylli dje sytë përgjithmonë. Pasardhës i një familjeje të vjetër atdhetare të Tiranës, me kontribut të veçantë në jetën e qytetit, Shik Stërmasi do të arrestohej i ri dhe do të kalonte dekada në burgjet më të egra të diktaturës si armik i regjimit komunist. Ai do të qëndronte si një hero i vërtetë përballë hetuesve xhelatë dhe torturave më çnjerëzore.
Pas rënies së diktaturës komuniste, Shik Stërmasi punoi si zyrtar e oficer i lartë policie në Ministrinë e Brendshme, drejtues trim, i ndershëm dhe guximtar i policisë në disa rrethe të vendit. Ai ishte një qytetar i virtutshëm dhe dinjitoz i Tiranës, prind dhe bashkëshort shembullor.
Duke shprehur nderimin tim më të madh për personalitetin e tij dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij të çmuar, i shpreh familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij ngushëllimet më të ndjera.
I lutem Zotit që shpirti i madh i Shikut të tyre të dashur, që jetoi këtë jetë si një hero i pamposhtur dhe iku si legjendë, të gjejë paqen e merituar.
Ngushëllime! #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do bëjë gjithçka që pakënaqësia ndaj Edi Ramës të shpërthejë si energji në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë

Klajdi Bodlli, Syri Tv: Z. Berisha, me shumë mundësi mazhoranca do e kalojë e vetme …