“Pasqyrë Albania”, skema grabitëse e radhës e krimministrit Edi Rama!

Nga Arlind BAJAJ
Sekretar Organizativ i PD Vlorë

I kthyer nga pushimet verore nën shoqërinë e miqve të tij të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros dhe Andi Dobrushi, Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të qeverisë së tij të krimit në Pogradec, prezanton skemën e radhës për grabitjen e xhepave të shqiptarëve, “Pasqyrë Albania”. Prezantimi i kësaj platforme konstatoi qartazi tmerrin e udhëheqësit të shtetit nga populli i tij. Sepse “Pasqyrë Albania” tregon vetëm dështim.

Praktikisht, sektori i parë, i quajtur “Flamingo Albania”, do të ketë të njëjtin rol si platforma e parë e qeverisjes së Rilindjes, e quajtur “Bashkëqeverisja”: grumbullimin e problematikave të qytetarëve, konkretisht çdo ankesë të tyre drejtuar institucioneve administrative.

Kjo tregon se, njësoj si në regjimet totalitare komuniste, ku propaganda e shiste vlerën e një produkti shumë herë më të lartë se vlera aktuale e tij, në këtë rast krimministri dhe këshilltarët e tij, nga frika e papërmbajtshme si pasojë e ditëve të fundit të pushtetit të tyre totalitar, gabuan duke bërë propagandën komuniste dy herë për të njëjtin produkt, por kësaj radhe duke ndryshuar vetëm emrin e tij.

Por ky, në pamje të parë, është vetëm gabimi më i vogël i krimministrit Edi Rama. Pasi ajo çka në thelb është kjo platformë dhe çka e detyron apo shtyn atë drejt krijimit të saj, qartazi është dështimi i inteligjencës artificiale të dypunësuar, Diella, dhe platformës e-Albania.

Ajo çka lindi si domosdoshmëri për shmangien e radhëve të gjata në zyrat e administratës në çdo cep të Shqipërisë, kishte për qëllim centralizimin e të gjitha pushteteve. Shmangia e korrupsionit në nivele të ulëta, nëpër zyrat e administratës lokale, në fakt solli një korrupsion akoma më galopant, por kësaj here të përqendruar te menaxherët kryesorë të krimministrit. Duke filluar që nga shtrembërimet e tjetërsimet e dokumenteve, e deri te mostransparenca, por edhe deformimi i konkurseve të punësimit në administratë.

Këto probleme vazhdojnë akoma edhe sot, madje në shkallë shumë herë më të lartë. Pasojat ende nuk vërehen plotësisht, por e sigurt është që do të jenë afatgjata dhe, për shumë kohë, të pakorrigjueshme.

Diella lindi si një domosdoshmëri për të vënë rendin në administratë, por përveçse ka shkaktuar probleme të thella, kostoja e saj ishte miliona euro, shifra të çmenduara të cilat, sipas akuzave dhe denoncimeve të bëra, kanë përfunduar te persona të lidhur me qeverinë, si Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj apo Ergys Agasi.

Diella lindi si një program i thjeshtë që më vonë u kushtoi shqiptarëve miliona euro nga xhepat e tyre, por përveç shqiptarëve, Diella ka befasuar gjithë botën duke u bërë e para ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, duke shtangur këtu edhe gjigantët e mëdhenj të teknologjisë, shtete si Gjermania, Zvicra, Kanadaja, Estonia, Singapori, etj.

Po sa do të jetë kostoja e “Pasqyrë Albania”?

Duke folur nga ana profesionale, një sistem i tillë, njësoj siç e shpjegoi edhe krimministri Edi Rama duke e paralelizuar me atë të shërbimit postar, do të kishte një kosto maksimale prej rreth 30’000 eurosh, duke përfshirë të gjitha shërbimet, efikasitetin e programit, por edhe fitimin e kompanisë krijuese dhe mirëmbajtëse të tij.

Por, duke pasur parasysh faktin se vetëm përditësimi i portalit e-Albania në e-Albania 2.0, duke përfshirë këtu asgjë tjetër veçse pamjes grafike të tij, i kushtoi shqiptarëve përafërsisht 17.2 milionë euro, pak a shumë e njëjta do të jetë shifra edhe në këtë rast.

Kjo është vjedhja e radhës!

About Redaksia

Check Also

Protestuesit-Ramës: Në “Pasqyrën” tuaj vetëm mashtrim, në bulevardin tonë vetëm guxim! Drejtësi me regji, SPAK në letargji!

Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin …