Pse shqiptarët vazhdojnë të largohen për të punuar jashtë?

Nga Nikola KEDHI
Shqipëria ka nevojë për gjithnjë e më shumë burime njerëzore në gati të gjithë sektorët. Atëherë pse shqiptarët vazhdojnë të largohen për të punuar jashtë?
Ky është një nga paradokset më të mëdha të modelit tonë ekonomik.
Pse shqiptarët duhet të largohen për të kërkuar të punojnë, të jetojnë me dinjitet e të krijojnë familje?
Për vite kanë ndërtuar një model që konkurron kryesisht me krahun e lirë të punës. Por kur paga nuk të lejon as të mbyllësh muajin, e jo më të kursesh, të blesh shtëpi dhe të krijosh familje, largimi ngelet e vetmja zgjidhje racionale. Shteti shqiptar me modelin që kanë ngritur socialistët po dëbon shtetasit e vetë. Po zbaton një agjendë të mirëfilltë shpopullimi, teksa Shqipëria i mbetet oligarkisë kombëtare e ndërkombëtare.
Nga ana tjetër biznesi nuk gjen punëtorë. Dhe ekonomia kërkon fuqi të re punëtore nga jashtë. Sipërmarrësit e ndershëm përballen me konkurrencë të pandershme e shumë detyrohen të mbyllen. Ndërkohë ekonomia bëhet gjithmonë e më shumë e varur nga paraja e pistë. Ky është një rreth vicioz që ne duhet ta thyejmë.
Shqipëria nuk duhet të konkurrojë sepse puna këtu kushton më pak. Duhet të konkurrojë sepse puna këtu prodhon më shumë vlerë.
Me teknologji, aftësi, kapital, prodhim, inovacion, sipërmarrje, taksa të ulëta. Këto krijojnë produktivitet më të lartë. Produktiviteti krijon paga më të mira. Dhe paga e mirë duhet t’i japë qytetarit mundësinë të kursejë, të bëhet pronar dhe të ndërtojë familjen e tij këtu.
Vende të tjera janë zhvilluar në këtë mënyrë. Çfarë na pengon të bëjmë dhe ne të njëjtën gjë?
Shqipëria është e bekuar nga shumë aspekte. Me politikat e duhura do e bëjmë Shqipërinë vendin ku shqiptarët duan të qëndrojnë. Një Shqipëri të dinjitetit e të shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do bëjë gjithçka që pakënaqësia ndaj Edi Ramës të shpërthejë si energji në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë

Klajdi Bodlli, Syri Tv: Z. Berisha, me shumë mundësi mazhoranca do e kalojë e vetme …