Rama ka qenë një hall, një bela’, një gur në qafë për shumicën e shqiptarëve, ndërsa tani është bërë për të gjithë, shto këtu edhe ndërkombëtarët.
Si një personazh thellësisht i kompromentuar dhe i inkriminuar Rama sot është vetëm burim problemesh tepër te renda, te cilat bën gjithçka qe ti shkarkoje mbi kurrizin e te tjerëve si njeri pa karakter dhe i pabese qe është.
Rames i duhen sa me shume koka turku socialistesh per te mbyllur aferat e tij.
Rames i duhen sa me shume fytyra njerëzish ne takimet e tij, por këto fytyra kane hallin e madh se behen te urryera përpara qindra mijra njerëzve sepse ju duhet te mbrojnë korrupsionin.
Rames i duhen sa me shume njerëz te shtetit te cilat janë bere fytyra te neveritshme duke i shërbyer atij por edhe duke marre mbi vete urrejtjen personale te mijra qytetareve qe ju marrin pronën apo qe policet i godasin me dhune gjate protestave.
Rama ju ka dale tepër edhe te huajve qe dikur e përkrahin se me vjedhjet e shfrenuara dhe përzierjen e tij me narkotrafikun dhe krimin e organizuar e kane shume te vështire qe ta mbrojnë se bëjnë pis veten.
Strukturave politike re PS ju duhet te marrin përsipër hajduterirat e këtij dhe te bandës se tij duke u bere edhe ato mburoja politike e krimit dhe korrupsionit.
Fjalimet psikopatike te Rames janë njëlloj, krem ne tortën e helmit qe po ju jep te tijve.
Socialistet po shohin vete qe Rama kryefajtori qe nuk pranon asnjë gabim per vete po jua hedh ne kurriz te gjitha atyre.
Ky është nje cirk vicioz, i cili ka vetëm nje rrugëdalje: Largimin e menjëhershëm te Rames.
Cdo dite qe Rama rri vetem sa do shtoje ushtrine e socialisteve qe do shkojne perpara drejtesise per faje qe jua ka imponuar ai qe ti bejne per llogarine e vet.
Ndaj sot Rama eshte kryehalli per te gjithe, ndaj edhe ai ju ka dale teper te gjitheve…..me perjashtim te atyre qe ju pastron parate.
“Sukseset” e Rames i shihni ne videon e pensionistit qe tregon te gjithe te vërtetën e rrënimit te Shqipërisë.
Gazeta RD