Nga Deivi SINANALIAJ
Anëtar i Kryesisë së PD Vlorë
Përse po bëhen dëgjesat publike në bashkitë që do të shkrihen?
Qe bashkitë do te shkrihen kjo nuk ka diskutime por përse vazhdojne dhe kryejnë shfaqe me poppullin për dëgjesa te rreme.
Patjetër që arsyeja është për të evidentuar se kush janë votuesit e majtë të zhgënjyer nga vendimet e qeverisë. Duke evidentuar të lëkundurit, kryejmë një formatim të databazave të PPSH-së dhe bëjmë gati parashikimin e famshëm dhe ekzakt të kryeministrit përpara zgjedhjeve vendore.
Besoj se të gjithë i mbajmë mend parashikimet që duken sikur po flet orakulli, por në të vërtetë janë ekspertizat e patronazhistëve në çdo mbledhje me 30–40 persona në çdo lagje. Partia i ka stërvitur aq mirë, sa të dallojnë nga shprehja e fytyrës nëse dikush voton për ta apo jo.
Zakonisht, këta lloj patronazhistësh janë njerëz besnikë, me fleta në dorë, që lëvizin shpejt. Duan të bien në sy si koordinatorë, në mënyrë që të evidentohen nga drejtuesit për një rritje në detyrë ose për vazhdimin e kontratës me djallin. 👺
Mësues, edukatorë kopshti, matës sahatesh, punonjës të DUK-ut, OPGJ etj.
Pra, shtresa më pak e vlerësuar e administratës shtetërore është ajo më besnikja, ku, si një celulë e vetme, punojnë për të nxjerrë parashikimin ekzakt të kryetarit të madhërishëm të partisë së lëpirsave.
Me dëgjesat publike fillojmë dhe ndezim motorët për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe kujtojmë popullin (e punësuar në administratën që, sipas KM, ka mungesa) se duhet të jenë ose me ne, ose pa bukë.
Thjesht mjeran!
Gazeta RD