Bylykbashi: Agasi ishte kryekoordinatori i krimit zgjedhor në Durrës

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas arrestimit të Ergys Agasit.

“Në Parlament e kam quajtur “zëvendëskryeministrin për krimin e organizuar”, përkrah “zëvendëskryeministres për korrupsionin e organizuar””. “Skena e djeshme e arrestimit është akti shumë i vonuar i një fundi të ditur:, shkruan deputeti i PD.

Postimi

Ergys Agasi duhet hetuar e dënuar për pothuajse të gjitha veprat e pjesës së Kodit Penal për krimet zgjedhore. Në Durrës, ai ishte kryekoordinatori i krimit zgjedhor që patëm përballë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe, nëse krimi dhe shteti nuk do të ishin një trup i vetëm, opozita nuk do të ruante thjesht rezultatin e vitit 2021, por do të merrte 7-8 mandate.

Akuza për të cilën është arrestuar Ergys Agasi është e vogël në raport me këtë aktivitet gjigant kriminal.
Vetëm pak vite më parë, arrestimi i Ergys Agasit nuk do të bënte fare përshtypje.

Madje, ndër qytetarët e vjetër durrsakë do të bënte përshtypje mospërputhja e sjelljeve të tij me origjinën dhe mbiemrin e familjes.

Isha ndër dy-tri të parët që, si drejtues politik i opozitës në Durrës, e përmenda me emër në media si koordinator të kryeministrit për krimin e organizuar. Ishte çudi se si mora reagime nga persona të ndryshëm, të cilët pyesnin se si kishte mundësi që ia përmenda emrin, sepse ai na qenkësh i fuqishëm, me lidhje të forta me politikën dhe krimin. “E çfarë pastaj?” – qe përgjigjja ime.

Në Parlament e kam quajtur “zëvendëskryeministrin për krimin e organizuar”, përkrah “zëvendëskryeministres për korrupsionin e organizuar”. Skena e djeshme e arrestimit është akti shumë i vonuar i një fundi të ditur.

P.S : video e realizuar në 18 janar 2025

About Redaksia

Check Also

Gjokutaj: Arrestimi i Agasit i programuar! Kur Rama është në hall, kërcasin dyert e 313-ës

Hetimet e fundit rreth aferave korruptive në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kanë …