I doli për zot botërisht Agasit, Vasili: Rama të largohet e të hetohet si i inkriminuar!

Nga Petrit VASILI

Edi Rama botërisht i doli për zot Agasit kur u pyet nga gazetari i RAI 3

Askush nuk i ka harruar përgjigjet e tij mohuese kategorike dhe plot arrogancë, të cilat ia vlen t’i kujtojmë sot më shumë se kurrë më parë:

RAI 3: Sigurisht, një detaj specifik për figurën e Ergys (zoti i krimit) Agasit, domethënë Ergys Agasi mund të jetë paksa ai që ka raporte…

Kryeministri: Më fal, po si mundemi të bëjmë ne një intervistë me ju, që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimin publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe flasim për njerëzit? Domethënë, marrim emra njerëzish, të cilët as nuk janë të pranishëm, nuk kanë poste e tituj, njerëz që kanë jetët e tyre. Nuk është e mundur.

RAI 3: Unë ju bëj një pyetje, përgjigjja juaj mund të jetë bindëse.

Kryeministri: Përgjigjja ime është kjo: “Nuk është në shërbim të publikut të marrësh emrat e njerëzve, që kanë jetët e tyre, që janë në punën e tyre, të cilët nuk kanë lidhje kurrkund me punën tuaj, me punën time, që është një punë me peshë, ku flitet vërtet për gjëra me peshë, e bëhen pastaj objekt.”

PËRFUNDIM

Pra, pa asnjë hezitim, Rama i doli për zot Agasit dhe mohoi që ai të kishte lidhje me qeverinë, tenderat dhe plot punë të tjera të shtetit.

Hetimet kanë nxjerrë lidhje pafund dhe fakte tronditëse për lidhjet e Agasit me shtetin, ku dihet botërisht se, pa mbështetjen e pakufishme të Edi Ramës, ai nuk do të bënte dot asgjë.

A i dinte Rama faktet kur i mohoi në RAI 3?

Sigurisht që i dinte, sepse ishte protagonist ai dhe qeveria në lidhjet me Agasin.

Po përse Rama i mohoi?

I mohoi për të fituar kohë dhe për të fshehur gjurmët tepër të rënda që kishte lënë kjo veprimtari, pak të thuash kriminale, dhe në kupolën e qeverisë.

A mund të qëndrojë Rama kryeministër?

Kurrë e kurrës, sepse do të legalizohej fakti që qeveria, e bërë njësh me mafian, mund të rrëmbejë pa u ndëshkuar shtetin.

Ndaj Rama duhet të largohet ose të shporret sa më parë dhe duhet hetuar e dënuar si i inkriminuar gjer në palcë.

Fakte më flagrante dhe më të qarta se këto bota nuk ka parë.

Çdo sekondë që SPAK vonon në procedimin penal kundër Edi Ramës do të thotë inkriminim edhe i vetë SPAK-ut si institucioni special i akuzës në këtë aferë kaq të rëndë, e cila ka të bëjë me fatet e shtetit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Vera që po lëmë pas dogji Edi Ramën, zjarret dogjën teserat e partisë së krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se, vera që …