Gjokutaj: Arrestimi i Agasit i programuar! Kur Rama është në hall, kërcasin dyert e 313-ës

Hetimet e fundit rreth aferave korruptive në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kanë nxjerrë në pah një skemë të frikshme dhe të mirëmenduar, ku “peshqit e mëdhenj” mbeten të paprekur.

I ftuar në Syri Tv, avokati Genc Gjokutaj thekson se ndërsa flitet për qindra milionë euro të zhvatura në emër të sigurisë kibernetike ndaj sulmeve iraniane, pas hekurave përfundojnë vetëm sekserët, duke lënë të lirë ideatorët e vërtetë të tenderave abuzivë.

Sipas avokatit, dinamika e çështjes ngre dyshime të forta për një drejtësi të dirigjuar politikisht, pasi lirimi i shpejtë nga arresti shtëpiak i ish-drejtueses së AKSHI-t dhe arrestimet e vonuara të sekserëve, si rasti i kapjes së tyre pas muajsh në kërkim në Francë, tregojnë një skenar të negociuar.

Për Gjokutajn, dosja mbahet si një “patate e nxehtë” që nuk po hetohet në thelb, por vetëm po mbulohet me zhurmë mediatike për t’i shërbyer momenteve kur qeveria ndodhet në vështirësi.

“Për të folur për aferën, çfarë është AKSHI, përse u bë AKSHI, e kupton, qëllimet që ndiqte kjo platformë, njerëzit e përfshirë në këto afera që të vijnë pastaj te aferat korruptive në lidhje me pikërisht me këtë, me këtë institucion. Dhe duke kuptuar këtë dhe duke parë dinamikën që nga fillimi i çështjes së AKSHI-t dhe arresti shtëpiak i zonjës Karçanaj, e cila fillimisht është në gjendje të lirë dhe kurbën që po ndjek çështja, nga njëra anë lirohet kryetarja e, drejtuesja e AKSHI-t dhe nga ana tjetër në një diferencë kohore të vogël Beqiri me Agasin arrestohen, njëri në Francë, gjoja për ulje nën kuotë të avionit, edhe mbi central bërthamor madje, edhe tjetri mbas 8 muajsh në kërkim kapet domethënë në një mënyrë krejt të thjeshtë, domethënë duhet të kuptojmë këtë që e them nga ajo optika ime, nga praktika që ndjekin çështjet penale në përgjithësi, por edhe nga vëmendja e hetimit, çështja e AKSHI-t ka qenë një patate e nxehtë në dorën e Ramës.

Dhe ka qenë një nga çështjet më kruciale që duhej ruajtur, duhej bërë sikur të hetohej, por në fakt nuk duhej të hetohej. Dhe në këtë optikë unë shikoj që edhe arrestimet e zonjës Karçanaj, për të mbyllur një zhurmë të madhe, u vendos përkohësisht në arrest shtëpie dhe pastaj u lirua dhe tashti pikërisht në një moment tjetër Agasi me Beqirin arrestohen mbas disa muajve, po kur? Kur Rama është në një hall shumë të madh dhe ju e dini që kur ka Rama hall, kërcasin dyert e 313-ës edhe të burgjeve. Dhe ajo që të tërheq vëmendjen në gjithë këtë histori është që kjo çështje nuk është një çështje e mirëfilltë hetimore, kjo është një çështje e programuar, e projektuar dhe e dirigjuar nga Rama dhe prokurorët të cilët merren me këtë çështje, të cilët nuk ndjekin procedurat ligjore, afatet e tyre, por presin urdhrin politik se kur duhet… direkt mbas Pogradecit dhe para Asamblesë së Partisë Socialiste kapet Agasi vetëm e vetëm për shkakun që ai, emri i tij nuk duhet të përmendet në këto forume të larta të Partisë Socialiste, pa pastaj të tjera histori me barsoleta që jo ka punuar këtu, jo s’ka punuar atje.

Kjo është një çështje e hetimit. Dhe unë po ju them që kjo çështje është kaq komplekse, është kaq e shtrirë edhe në kohë, por edhe në koston e saj miliardare, e kupton, që kërkon një hetim serioz, kërkon një hetim objektiv, kërkon një hetim të ashpër, e kupton, për vetë aferën që ajo përfaqëson edhe për të krijuar besueshmërinë edhe për të rikuperuar sado pak dëmet që ka shkaktuar ky AKSH, i cili na ka thënë edhe vazhdon të thotë që shqiptarët janë hakeruar nga iranianët, dhe sa herë na hakerojnë ne iranianët, kalojnë nga një 500-600 milionë euro për të rritur sigurinë e kësaj platforme. Pra, unë e shikoj me këtë spak, unë e shikoj të zymtë ecjen e këtij hetimi edhe unë pajtohem me atë mendimin që arrestimi është i programuar, i negociuar, sepse Rama nuk mund të lërë njerëz që të arrestohen rras e siç dhe të pyeten në mënyrë të detajuar, sepse bën vaki e ata mund edhe të flasin më shumë se ç’duhet.

Të gjitha këto janë, e kupton, këta janë shokët e Tomkës, i thashë unë, të cilët ruajnë Tomkën. Vetëm ai s’duhet të preket dhe sigurisht që ata e kanë marrë porosinë dhe i kanë dhënë fjalën që kur të shkojnë atje të bëjnë këtë mbrojtje, që ta mbrojti si zoti Haxhia, që ai nuk ka punuar ndonjëherë atje, ai s’ka ditur gjë, pavarësisht se shoqërohej me eskortë të Gardës së Republikës, edhe përcaktonte gjithçka në administratën e shtetit. E tillë është Shqipëria pikërisht nga pikëpamja formale ligjore, është qesharake. Por efektet që ka krijuar në institucione janë të tilla të cilat s’dua t’i paragjykoj se unë jam avokat vetë, por ato duhet të sqarohen deri në një, sepse siç dihet krim që nuk lë gjurmë nuk ka.

Këta janë sekserët e një afere shumë të madhe, në të cilën janë kryeministri, zonja Karçanaj edhe disa të tjerë, që i di shumë mirë SPAK-u, dhe i gjithë problemi është që përgjegjësia e sekserit është disa herë më e pakët sesa përgjegjësia e atyre për të cilët punojnë sekserët. Sepse sigurisht këto veprime qoftë dhe veprimet e dhunshme, është mbyllur në banjo personi. E dini ju çfarë ka ndodhur në AKSH? Edhe sigurisht që në banjo nuk e mbyllte dot Karçanaj apo kryeministri. Janë këta që s’kanë punuar një ditë në shtet, që kanë kryer këto veprime dhe nga këto veprime janë diktuar pastaj fituesit e tenderave, fituesit e parave që jepeshin në lidhje me këtë qëllim. Gjithsesi unë po flas atë që kemi dëgjuar në media, por kjo nuk mund të shmangë një hetim objektiv edhe të gjithanshëm pra për të garantuar një proces të rregullt ligjor dhe nëse do të garantohen parametrat e një procesi të rregullt ligjor, unë mendoj që sekserët do të mbeten deri në fund të tillë, nuk janë këta kapot e kësaj pune, por këta sigurisht arrestohen në momente të caktuara kur janë marrë vesh përpara për mënyrën se si do të sillen, për alibinë që do të krijojnë.

Duke pasur parasysh gjithmonë këto veprime kryhen nga kryeministri, nga zonja Karçanaj në bashkëpunim me këta, kryhen gjithmonë kur ke në SPAK prokurorë që nuk të pyesin çfarë ke bërë, por dëgjojnë nga fillimi në fund ligjërimin e tyre. Kemi plot raste zoti Parruca, që kemi në rastin e shumë çështjeve që personave nën hetim apo dhe dëshmitarëve kyç nuk ju bëhen pyetje të detajuara për të sqaruar episode të caktuara, për të sheshuar kontradikta, kundërthënie, për të sqaruar vende, ngjarje, telefonata, por dëgjohet një ligjërim i një personi dhe në fund thotë procesverbali mbyllet. Tashi, t’ia lësh hetimin e çështjes dëshirës së të pyeturit, kjo është ta sabotosh hetimin, sepse sigurisht çdo person ka instinktin e vetëmbrojtjes, si nga sulmet po themi fizike, nga zjarri, nga uji, ka dhe nga ligji, bile ky është më i ashpri. Edhe sigurisht që ata mundohen t’i rrumbullakosin gjërat në deklaratat, në intervistat që u bëhen për të fshehur sa të jetë e mundur rrethanat që implikojnë ata apo të tjerë, sepse sigurisht nuk duan as për vete që të vuajnë vite të tëra burg, po as t’u sjellin andralla të tjerëve të cilët mund të hakmerren nesër.

Kështu që SPAK-u me këtë lloj deklarate që ka bërë, ka treguar, unë e kam deklaratën përpara, tregon që është marrë një vendim gjykate, është vënë në ekzekutim, është gati gjysma e këtyre shkeljeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, heqje e paligjshme e lirisë, pastrim produktesh të veprës penale që janë vepra rëndom këto kohët e fundit, të gjitha të kryera në bashkëpunim dhe në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Sigurisht kjo është një njoftim për shtypin, nuk ka element konkret për rolin apo aktivitetin e personave edhe nuk ka harruar njoftimi për shtypin i SPAK-ut në fund që të sqarojë se çdo person thotë, prezumohet i pafajshëm derisa të mos vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Kështu që, po. Por që kjo për mua është e tepërt, atë e dinë të gjithë dhe në qoftë se e sqaron SPAK-u këtë, atëherë po i bëjmë një pyetje SPAK-ut ne: Po në qoftë se prezumohet i pafajshëm, atëherë ti përse e arreston? Lëre të shkojë i lirë në gjyq, të mbarojë punë me gjykatën, nëse e dënon gjykata futet në burg”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Vera që po lëmë pas dogji Edi Ramën, zjarret dogjën teserat e partisë së krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se, vera që …