Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit, mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Raportohet se sipas burimeve, ka qenë fillimisht një patrullë policie në Elbasan që ka pikasur mjetin me të cilin lëvizte Agasi dhe Ulian Shpataraku dhe u janë vënë në ndjekje.
Më pas është organizuar puna dhe janë shtuar forcat operacionale për ta ndaluar në momentin më të përshtatshëm.
Ndjekja ka vijuar drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas drejt Durrësit derisa u ndaluan në zonën e Plepave.
Drejtues i mjetit ishte Shpataraku. Ndërsa sipas burimeve, në makinë gjatë kontrollit iu gjetën rreth 4 mijë euro.
Akuzat ndaj Agasit
Siaps Prokurorisë së Posaçme ndaj Ergys Agasit rendojne 7 akuza, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”,
“Heqja e paligjshme e lirisë”,
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,
si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gazeta RD