Nesër protestuesit para selisë së PS/ Rama do mbledhë qeverinë në Parti

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se do të mblidhen nesër  përpara selisë së PS-së në orën 17:00, për t’i treguar kryeministrit Rama se protesta nuk do të ndalet nëse bën ndonjë ndryshim ministrash, por vetëm nëse largohet ai dhe qeveria e tij.

“Nesër Edi Rama do të thërrasë ministrat tek PS. Sepse ai ka filluar të ngatërrojë rolet mes partisë e qeverisë. Por ne do të jemi aty për të treguar se asnjë ndryshim në qeveri, as në parti nuk e ndal këtë protestë. Ne do të jemi nesër aty për ti kërkuar dorëheqjen Ramës e gjithë qeverisë’ tha njëri prej organizatorëve, ndërsa turma thërriste në kor: Dorëheqje.

Nesër në orën 17:00 të bashkohemi para PS-së dhe aty ‘t’u urojmë mirëseardhjen ministrave të Ramës që nuk janë ministrat tonë’ tha njëri prej organizatorëve.

Prej 89 ditësh shqiptarët çdo ditë protestojnë para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama dhe të kryeministrit.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandal shtetëror/ Në telefonin e Agasit gjenden komunikimet me zyrtarin e lartë

Ish-kupola e policisë së shtetit rezulton e implikuar thellë në çështjen e Ergys Agasit. Arrestimi …