U arrestua vërtet Agasi?

Nga Luçiano BOÇI

Për tetë muaj, Policia nuk i gjeti as gjurmën më të vogëlErgys Agasit, ndërkohë që i madh e i vogël e dinin mirë që ai shëtiste lirshëm, pa i hyrë gjemb në këmbë.
Mbrëmë, si për çudi, Policia e famshme i gjeti të gjitha. Dhe Agasin dhe Audin luksoz dhe shapkat, orën në dorë po se po, por dhe ish-policin që e shoqëronte.
Madje “i ka sekuestruar telefonin”🤣🤣🤣
Sipas kronikës së servirur, ai u pikas në Elbasan, u ndoq për rreth 40 kilometra dhe u arrestua te Plepat.
Një “superoperacion” spektakël si në një shesh xhirim ku i shumëkërkuari lëviz hapur, shoqërohet nga një ish-punonjës policie dhe në fund finalja zhvillohet si me skenar. Pranga, kamera “rastësore” dhe komunikata.
Prandaj pyetja është e pashmangshme.
Ergys Agasi u kap nga shteti apo iu dorëzua shtetit në momentin e zgjedhur dhe me kushtet e dakordësuara?!
Sepse tetë muaj “arrati” nuk janë vetëm historia e të arratisurit.
Janë edhe historia e atyre që e kanë strehuar, informuar, shoqëruar, mbështetur e mbrojtur dhe mbrojtur, përfshi vetë Ramën.
Kush e fshehu?
Kush e mbajti të informuar?
Kush e lejoi të lëvizte?
Pse u “zbulua” pikërisht tani?
Çfarë garancish ka marrë?
Dhe, mbi të gjitha çfarë është negociuar e vendosur?
Për kë do të flasë dhe për kë do të heshtë Agasi?!
Rama po na shfaq kështu skenën e fundit dhe pret duartrokitje.
Megjithatë shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë filmin e plotë.
E deri atëherë, dyshimi kryesor mbetet.
Arrestim nga Policia apo dorëzim tek Policia?!

About Redaksia

Check Also

Avokati i Agasit: Gysi nuk ka prekur financat publike, media e ka fryrë çështjen…

Avokati Maks Haxhia ka folur pas takimit me Ergys Agasin, i cili ndodhet në Bllokun …