Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar një denoncim të një qytetari nga Delvina, i cili pretendon se i janë kërkuar dy hyrje të një godine në këmbim të hipotekimit të saj.
Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, qytetari shprehet se një hyrje i është kërkuar nga kryetari i Bashkisë dhe një tjetër nga drejtori i Hipotekës.
“Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës”, thuhet në denoncim.Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar një denoncim të një qytetari nga Delvina, i cili pretendon se i janë kërkuar dy hyrje të një godine në këmbim të hipotekimit të saj.
Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, qytetari shprehet se një hyrje i është kërkuar nga kryetari i Bashkisë dhe një tjetër nga drejtori i Hipotekës. “Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës”, thuhet në denoncim.
Rasti është bërë publik gjatë protestës së banorëve të Delvinës përpara Bashkisë Sarandë, ku një 80-vjeçar, përveç kundërshtimit për çështjen e linjës Delvinë–Sarandë, ka ngritur edhe pretendimet lidhur me procesin e hipotekimit të një godine.
Në një video të publikuar nga SarandaWeb, qytetari shfaqet i revoltuar dhe shprehet se, nëse çështja e tij nuk merr zgjidhje, do të ndërmarrë një akt ekstrem përpara Kryeministrisë, duke kërcënuar se do të lyhet me benzinë.
Berisha e ka shoqëruar denoncimin me komentin: “Këta vetëm vjedhin!”, ndërsa pretendimet e qytetarit mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse.
Postimi i Berishës
Gazeta RD