Berisha: Agasin e kanë çuar në burgun e Bradasheshit që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Agasin e kanë çuar në burgun e Bradasheshit që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela.

Berisha: Dhe e treta, tani e marrin dhe e çojnë në burgun e Bradasheshit.
Hajde tani, më thoni ju mua, se a është e negociuar kjo apo jo?
E çojnë në burgun që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela.
Sepse thuhet se muajin e fundit Troplinët e përzunë, i hoqën mbrojtjen.
Pra më thoni mua se, çfarë janë këto?
Në vend se të shkojë në qelitë e sigurisë më të lartë, e izolimit më të thellë, shkon tek Taulant Balla dhe Sara Mila.
Ata e kanë burgun si repart të tyre, si seksion të PS.
Pra, të gjitha këto lënë shumë për të dyshuar.
Megjithatë, duke e konsideruar një akt realisht pozitiv arrestimin e tij, iu bëj thirrje agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit të angazhohen në hetimin dhe monitorimin e këtij procesi që është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet partnere dhe NATO-n.

About Redaksia

Check Also

Edhe një herë për projektin e PD për ndarjen e re Administrative-Territoriale

Nga Ylli ASLLANI Debati për Reformën e re Administrativo-Territoriale ka zbritur tashmë në komunitetet vendore …