Skandali/ Agjenti i Beogradit dëshmon si bashkëpunonte me SHIK-un në Shqipëri kundër Kosovës, emrat dhe dokumenti “Leptiri”

Agjenti i Beogradit në Kosovë, Fatmir Sheholli ka dëshmuar se si ai bashkëpunonte me shërbimin sekret serb dhe atë shqipar kundër Kosovës. Deklarata e Shehollit përbën një skandal të rëndë të sigurisë kombëtare të Shqipërisë pasi për të parën herë kemi një dëshmi konkrete se Beogradi dhe Tirana po punojnë bashkë kundër Kosovës.

Ky është një skandal, i cili nuk mund të kalojë lehtë. Kjo ndodh në një kohë që drejtuesja e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni është akuzuar nga Kryetari I opozitës, Berisha se është vendosur në atë post nga Beogradi.

Materiali

Fatmir Shehollit i është gjetur edhe një dokument tjetër i nënshkruar nga një zyrtar i lartë i Sigurimit Shtetëror Serb.

Prokuroria Speciale, pas analizimit të këtij dokumenti të emërtuar “Leptiri” thotë se bëhet fjalë për një dokument të vitit 2001 të përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror Serb dhe që ka të bëjë me komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit (kryeministër në detyrë i Kosovës) gjatë kohës që mbahej i burgosur në Serbi.

“Nga analiza e dëshmisë, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Sipas përmbajtjes së dokumentit, parashihej përdorimi i një burimi operativ me nofkën “Leptiri” për sigurimin e materialeve komprometuese, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj tij për bashkëpunim me RDB-në”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në aktakuzë e disponuar nga korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami, thuhet se Sheholli këtë dokument e ka shpërndarë te disa persona dhe ka kërkuar përkthimin e tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

“Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet në aktakuzë.

Deklarimi i Shehollit për dokumentin “Leptiri”:

– I pandehuri: Këtë dokument ma ka dërgu Bojan Dimiç në telefonin tim.

– Prokurori: Kujt ia keni shprëndarë dokumentin “ Leptiri” që e keni marrë nga Bojan Dimiç?

– I pandehuri: Këtë ia kam dergu Milazim Gashit, nje mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durrës, ja kam dergu Blerim Canaj dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli, por nuk jam i sigurtë a ia kam dërgu.

urtë a ia kam dërgu.

About Krye Redaktor

Check Also

“Poshtë diktatura!”/ Marshimi i protestuesve nuk ndalet në ditën e 92-të

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, …