Veliaj i hoqi të drejtat e deleguara, Ristani: Largohem me krenari, përulësi dhe plot dashuri…

Anuela Ristani ka njoftuar largimin e saj nga detyra, pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për t’i hequr të drejtat e deleguara.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ristani ka falënderuar qytetin dhe qytetarët, duke e cilësuar eksperiencën e saj në administratën e Tiranës si të papërsëritshme.

Ajo shprehet se largohet me “krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën”, ndërsa në mesazhin e saj kujton transformimin e kryeqytetit gjatë 11 viteve të angazhimit të saj.

Në mesazhin e saj, Ristani thekson edhe rëndësinë e kohës si gjykatësi më i drejtë për të vlerësuar punën e bërë.

Reagimi 

Pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit më të bukur në botë, largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Atë që të gjithë e lakmojnë, shumë e duan, por pak e kuptojnë.

Qyteti për të cilin fillova të punoj 11 vite më parë, kur kaloja distancën e shkurtër por të gjatë të sheshit “Skënderbej“ që vetëm shesh nuk mund të quhej, është sot pikë takimi për vizitorë nga e gjithë bota, që nuk dinë t’i vënë tamam një emër joshjes që ndjejnë, pasi pika më e fortë e Tiranës është ndjesia e mirë që të jep.

Jam pa masë mirënjohëse për të gjithë bashkëudhëtarët e kësaj përvoje të papërsëritshme, dhe për qytetarët që thyen paragjykime shekullore dhe stereotipe brezash për t’u shfaqur të bukur dhe krenarë në të gjithë botën.

Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës, asaj që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak më tonin e ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë.

Dhe sa për mua, unë do të mbetem gjithmonë “xhomllikse” edhe pse kam lindur në Tiranë të Re dhe jam rritur përtej oqeanit. Largohem sot me mbështetjen dhe dashurinë e atyre që për mua kanë më shumë rëndësi.

Faleminderit të gjithëve!

About Redaksia

Check Also

Dita e 93-të e protestës/ Rama ciao!

Protesta qytetare kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 93-të radhazi, duke …