Abuzimi miliona euro me tenderat e AKSHI-t, Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Karçanaj, ndaj të cilës është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për skandalin në AKSH, është futur e vetme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës së caktuar nga gjykata.

Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.

Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.

About Redaksia

Check Also

Një aeroport nuk është vetëm një pistë ku ulen avionët…!

Nga Ylli ASLLANI 97 vjet nga çelja e aktivitetit të Aeroportit të Gjirokastrës, në gusht …