Baçi thirrje mazhorancës të tërhiqet nga ndryshimet që prekin invalidët: Ndaloni marrëzitë tuaja!

Deputeti i PD, Luan Baçi ngre shqetësimin për ndryshimet e propozuara në ligjin për nxitjen e punësimit, duke i cilësuar diskriminuese ndaj invalidëve të punës dhe personave me aftësi të kufizuara.

Baçi në një reagim të tij, u bën thirrje deputetëve të mazhorancës të ndalojnë miratimin e tyre, ndërsa thekson se ulja e kuotave të punësimit dhe e detyrimeve për punëdhënësit përbën regres për këtë kategori.

Po e postoj shqetesimin serioz per invalidet dhe PAK, ashtu si ma kane derguar!

Ju bej thirrje deputeteve te mazhorances te ndalojne, ne marrezite e tyre!

Me poshte sms e derguar nga kategoria e vuajtur dhe e lene pas dore, si dhe kategorite e tjera nga kjo mazhorance!

“Ne qofte se keto ndryshime do miratohen Zoti Luan kerko nje shtese kur shteti te na nxjere nje ligj qe te na vrasin qe te mos vuajme por te vdesim me dinjitet , se mbase ky shtet dhe ju te gjithe si ligjvenes e keni me te lehte kete gje meqe nuk keni mundesi qe te na e beni me te lehte jeten per te jetuar’

“Te nderuar kolege Invalide te Punes !

Te nderuar Persona me Aftesi te Kufizuara !

Ministria e Ekonomise ka dite qe ka nxjerre nje projektligje per diskutim puplike qe cenon dhe preke drejte persedrejti interesat e invalideve te punes dhe te PAK. Projektligji i propozuar nga Ministria e Ekonomise : Disa Shtesa dhe Ndryshime ne Ligjin nr.15/2019 “ Per nxitjen e Punesimit”

Ne e kemi diskutuar projektligjin me te gjithe ekspertet e Shoqates dhe eksperte te cilet dikur kane punuar ne keto institucione, por sot ne pension, po keshtu jemi konsultuar edhe me koleget tane Europiane, si perfundim ky ndryshim eshte nje diskriminim per invalidet dhe PAK

Ne projktligj ne Nenin 18 dispozita tranzitore ( ne fakte qe ketu fillon padrejtesia ) propozohet, : – Punedhenesi ne 125 punonjes duhet te punesoje nje invalide pune dhe nje invalide ne gjendje shendetsore me te rende.

Ka qene me perpara, Punedhenesi ne nje 24 punonjes duhet te punesoje nje invalide pune dhe per cdo 25 nje invalide ne gjendje shendetsore me te rende. Eshte aktualishte ne Nenin 20 : Punedhenesi ne 25 punonjes duhet te punesoje nje invalide pune dhe per cdo 50 punonjes nje invalide me nje gjendje me te rende shendetsore.

Ndryshimet e propozuar mohojne te drejtat elementare te invalideve te punes dhe te PAK. Kujtojme se edhe ne 2019 eshte dashur nderhyrja e Kryeministrit per ti thane jo diskriminimit te invalideve. Ndryshimet e tilla na cojne ne regrese te madhe si ne baze rajoni, pa llogaritur vendet Europiane. Ne sot kemi mbi 13 000 invalide pune te pjesshem ( me te drejte pune ) 6 ore dhe 8 ore pune te lehte. Ministria duhet te merrte nje nisme, per ti punesuar keto invalide, ku do te integroheshin ne shoqeri, do te sillnin te mira finnaciare ne familje, por edhe do te kontribonin ne fondin e sigurimeve. Ky ishte nje progrese dhe jo regrese ndryshimi i ligjit.

Po keshtu ne piken 2 te ketij Neni thuhet :- Punedhensi qe nuk punesin kotat e percaktuara me larte detyrohet te derdhe ne fondin sociale 50% te pages minimale. Aktualishte eshte : – Punedhenesi ne se nuk puneson numrin e invalideve sipas ligjit do te derdhe ne fondin Sociale pagen minimale cdo muaj. Edhe ketu ME ka gabuar.

Ju informojne se ndryshimet e bere ne kete ligje nuk mbeshtesin Invalidet por I diskriminojne ato me ligje. Ndryshimet e bera bien ndeshe me disa ligje te tjera dhe mbi te gjitha me Konventen e OKB per PAK. Ne do ta kontestojme me te gjitha rruget demokratike. Me shume keqardhje ju drjtohem ketyre hartuesve: – kujt i intereson te krijoje paknaqesi me veprime artificiale ……….”

About Redaksia

Check Also

Një aeroport nuk është vetëm një pistë ku ulen avionët…!

Nga Ylli ASLLANI 97 vjet nga çelja e aktivitetit të Aeroportit të Gjirokastrës, në gusht …