Çfarë ndodhi me arrestimin e Agasit dhe pse video nuk është e plotë/ Tentoi të largohej, policët nxorrën armët dhe…

Ergys Agasi, koordinatori I Rames per krimin u arrestua pas një operacioni të zhvilluar nga Policia, në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Agasi ishte shpallur në kërkim që në muajin dhjetor dhe u lokalizua fillimisht në Elbasan, ndërsa po udhëtonte drejt Durrësit. Policia ndërhyri në zonën e Plepave, ku bëri të mundur arrestimin e tij. Në operacion morën pjesë edhe forca të RENEA-s dhe FNSH-së.

 Bashkë me Agasin u arrestua edhe ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku.Agasi përballet me akuza të lidhura me hetimin për tenderët e AKSHI-t.

 

Çfarë ndodhi në momentin e arrestimit?

 

Agasi kishte menduar se do ta kalonte lehtë këtë operacion të policisë. Ai I ka ofenduar fillimisht policët duke menduar se pasi ata ta njihnin se kush ishte do ta linin që të largohej. Në momentet e para ai është përpjekur që të largohet. Kur policët kanë parë përpjekjen e tij për ti ikur ndalimit, ata kanë nxjerrë armët dhe ja kanë drejtuar Agasit dhe shoferit të tij, Shpataraku.

 

Agasi dhe Shpataraku kanë parë se nuk ishte më një operacion rastësor i policisë. Ata janë detyruar ti nënshrohen urdhrave të policëve. Në videon e shpërndarë nga policia nuk tregohet momenti i parë i përplasjes mes Agasit dhe policëve, por tregohet momenti pasi Agasi nxirret nga makina. Pse nuk del në video ky moment? Sepse kanë dashur të fshijnë përplasjen që kanë pasur në momentin e parë.

 

Operacioni ka qenë I koordinuar në fshehtësi. Në makinin e Agasit ishte vënë gjurmues. Shumica e policëve që kanë ekzekutuar urdhrin nuk e dinin se kë do të ndalonin. Ata ishin thirrur aty për një kontroll rutinë. Vetëm dy nga drejtuesit e policisë kishin dijeni për planin. Arsyeja pse pjesa tjetër e grupit nuk kishte informacion lidhet me frikën se operacioni do të dekonspirohej/ RD

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-ministri i Ramës/ Protesta, shpërthim i pakënaqësi së madhe popullore ndaj qeverisë

Ditmir BUSHATI Sikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat në Shqipëri nuk nisën me …