Protestuesit marshojnë drejt komisariatit nr.1 ku ndodhen 10 të arrestuar

Protestuesit ndryshuan strategjinë sot në ditën e 94 të protestës. Ndryshe nga ditët e tjera kur vendoseshin para kryeministrisë për të mbajtur fjalimet kundër qeverisë, këtë herë protestuesit u vendosën prapa godinës së kryeministrisë, andej nga hyn dhe del kryeministri me makinë dhe administrata.

Shkaku?
Protestuesit mësuan se kryeministri Edi Rama ndodhej në kryeministri.  Ndryshimi i strategjisë së protestës i zuri të papërgatitur efektivët e policisë të cilët në fillim ishin të paktë të numër dhe në disa momente pati përplasje dhe tensione me protestuesit, pasi këta të fundit tentonin të hynin brenda në kryeministri.

Pak minuta më pas në ndihmë të policisë erdhën dhe FNSH dhe forcat Shqiponja.

E teksa thërrisnin “Arrestonin Ramën!” ‘Jepe dorëheqjen’ protestuesit u ulën këmbëkryq para kordonit policor. Herë pas here pati dhe përplasje ndërkohë policia nisi raprezaljen duke arrestuar ata që i etiketonte si organizatorë të protestës. Gazetari Fatjon Gjinaj informon se deri tani janë 10 persona të arrestuar.

Ndër të arrestuarit janë:

Altin Goxhaj,
Dritan Goxhaj
Arvina Lleshi
Kujtim Gjini.
Bora Mitrovica

E ndërsa po shoqërohej nga policia Dritan Goxhaj tha se arrestimi i tij po bëhej me ‘urdhër të Edvin Ramës. I bëra thirrje poloicisë të hapë rrugët dhe sheshet sepse ka penguar kalimin e qytetarëve” thotë ai.

Ndërkohë rreth orës 21:45 protestuesit u larguan nga kryeministria për tu drejtuar drejt komisariatit nr 1 ku janë shoqëruar protestuesit.

About Redaksia

Check Also

Ish-ministri i Ramës/ Protesta, shpërthim i pakënaqësi së madhe popullore ndaj qeverisë

Ditmir BUSHATI Sikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat në Shqipëri nuk nisën me …