Kur je në të drejtën tënde, mos u dorëzo kurrë!

Nga Mal BERISHA

When you know you are in the right, never give up!

Reflektime mbi rikthimin e dr. Sali berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Të dashur miq!

Pavarësisht nëse jemi nga Veriu apo nga Jugu, të krishterë katolikë apo ortodoksë, myslimanë, bektashinj apo ateistë, të djathtë, të majtë apo të qendrës, arritja historike e një bashkatdhetari duhet të zgjojë te ne respekt dhe admirim.

Te disa, gëzim e entuziazëm, ndërsa tek ata që nuk e duan, së paku, një çast reflektimi.

Kur një njeri gjendet në pozitën në të cilën u gjend Dr. Sali Berisha, i sulmuar egërsisht nga kundërshtarët politikë, i tradhtuar nga njeriu të cilin e mbështeti më shumë, i braktisur nga shumë prej atyre që i ngriti dhe u dha në jetë mundësi që nuk i kishin imagjinuar kurrë, i goditur nga lobet më të fuqishme dhe më të korruptuara në botë, i paraqitur si një njeri për të cilin mbështetësit e tij ‘nuk duhej të hanin bar’ dhe, më në fund, i sanksionuar nga administrata amerikane, ai mund të zgjedhë të tërhiqet ose të qëndrojë.

SALI BERISHA ZGJODHI TË QËNDROJË!

AI U MBËSHTET TE NJË QËNDRESË TITANIKE, TE PATHYESHMËRIA SHQIPTARE, MORALE DHE BURRËRORE, SI DHE TE BESIMI SE DINJITETI I NJERIUT ËSHTË MË I MADH SE ÇDO PENGESË QË NGRIHET PËRPARA TIJ.

Sot, pas gjithë kësaj beteje, ai po përgatitet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pjesë e delegacionit të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, për të marrë pjesë në një nga veprimtaritë më të rëndësishme kombëtare të Partisë Republikane Amerikane.

Ky është një çast që tejkalon simpatitë dhe përkatësitë politike. Është dëshmi e asaj që mund të arrijë një shqiptar kur nuk e humbet besimin në të drejtën e vet.

Mësimi që marrim nga kjo qëndresë është i qartë:

SHQIPTARI I FORTË, I NDERSHËM DHE BESNIK NDAJ PARIMEVE TË TIJ KOMBËTARE, MORALE E NJERËZORE NUK DUHET TË THYHET KURRË, AS PËRPARA MURIT MË TË LARTË TË PENGESAVE.

Edhe kur jeta e përplas, edhe kur e lënë vetëm, edhe kur gjithçka duket e humbur, ai duhet të ngrihet, të vazhdojë rrugën dhe të luftojë deri në fund për të drejtën e vet.

Nuk pres që ata që nuk e duan Sali Berishën ta duartrokasin.

Nuk pres as që të më kursejnë nga sulmet pas këtij postimi.

Por pres që çdo shqiptar që beson te dinjiteti, qëndresa dhe forca e karakterit ta shohë këtë, qoftë edhe vetëm si një shembull të madh personal:

TË MOS DORËZOHESH KURRË, KUR E DI SE E DREJTA ËSHTË NË ANËN TËNDE!

Duke postuar këtë fotografi, e them me bindje dhe me plot gojën:

JAM KRENAR QË KAM JETUAR DHE JETOJ NË EPOKËN E NJË NJERIU QË NUK U THYE KURRË NË MBROJTJE TË SË DREJTËS DHE DINJITETIT TË VET; TË ATDHEUT, SHTETIT DHE KOMBIT; TË LIRISË DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT; TË KOSOVËS DHE TROJEVE SHQIPTARE; SI DHE TË SHQIPTARËVE KUDO QË NDODHEN, PA ASNJË DALLIM!

Udhëtim të mbarë drejt Amerikës, i dashur Dr. Berisha!

MIRË SE TË VINI NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS!

About Redaksia

Check Also

Ambulanca që nuk erdhi është aktakuzë ndaj Ramës dhe qeverisë së tij!

Nga Luçiano BOÇI David Deda dhe Sokol Preka dolën për të pirë një kafe. Nuk …