Lubonja: Arrestimi ngre pikëpyetje! Padrino është Rama, Agasi thjesht koordinator!

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar arrestimin e Agasit, duke shprehur dyshime mbi kohën dhe rrethanat në të cilat u krye aksioni policor.

Sipas tij, arrestimi ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon shteti ligjor në Shqipëri dhe nëse pas këtij zhvillimi fshihen përplasje apo ndryshime brenda strukturave të policisë.

“Arrestimin e Agasit e pashë me mëdyshje. Në kuptimin që ngre pyetjet: po pse ishte në arrati gjer tani, pse u arrestua tani? Nuk e kishin lokalizuar dot apo ka ndryshuar diçka? Çfarë ka ndryshuar?”, u shpreh Lubonja në News 24.

Analisti solli në vëmendje edhe pretendimet se pas ndryshimeve në drejtimin e policisë mund të ketë pasur një pastrim të strukturave nga persona të lidhur me Agasin.

“Disa thonë se ka ardhur drejtues i ri policie që ka pastruar policinë nga njerëzit e Agasit. Shërben edhe si një lloj qetësuesi për opinionin publik, ndërsa nuk bëhet ndonjë gjë e madhe. A është bërë me marrëveshje apo jo, apo ka sherr brenda fraksioneve aty? Jemi në një vend ku nuk besojmë te shteti ligjor”, deklaroi ai.

Lubonja u ndal më tej te roli që, sipas tij, Agasi kishte në një skemë më të gjerë, duke e cilësuar atë si një koordinator mes krimit të organizuar dhe strukturave të pushtetit, ndërsa, sipas tij, padrion është vetë Edi Rama.

“Agasi nuk është vetëm aty, është futur në atë lojë dhe ai nuk mund të bëhej ai që u bë pa sistemin që ka ngritur Rama, sepse konsiderohet koordinatori mes krimit të organizuar dhe Ramës. Ky koordinator është. Po padrino është Rama”, tha Lubonja.

Analisti ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si Agasi ka përfituar tenderë dhe mbi pretendime të tjera që janë bërë publike, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të sqarojnë nëse ekzistojnë prova konkrete.

“Del ndonjë provë për këtë? Si i ka marrë Agasi këto tendera, a janë të vërteta ato shishet e verës nga 33 mijë euro?”, u shpreh ai.

Në vijim, Lubonja kritikoi edhe mënyrën se si është zbatuar reforma në drejtësi, duke e lidhur situatën me dyshimet për korrupsion, lejet e ndërtimit dhe pastrimin e parave.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të japin përgjigje edhe për çështje të tjera të shumëdiskutuara, përfshirë “Dosjen Aruba” dhe pretendimet për përfshirjen e personave pranë qeverisë.

“Aty është pastrimi i parave, aty është dosja Aruba, flitet se ka njerëz të qeverisë. SPAK do na e thotë ndonjëherë a kishte njerëz të qeverisë aty apo jo?”, përfundoi Fatos Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Arrestoni Ramën/ Qytetarët bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë, Rama mbetet brenda godinës

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot një tjetër përshkallëzim, në …