Rama ngujohet në zyrë, Forcat Speciale rrethojnë Kryeministrinë, protestuesit: Arrestoni Ramën!

Siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, protesta qytetare ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi.

Kjo protestë ka nisur me bllokimin  e hyrjes së zyrës së Kryeministrisë.

Punonjësit e policisë u gjendën të papritur por më pas u bënë kordon, ndërsa në disa momente pati dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit thërrasin: Dorëheqje! Shporru!  Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren.

Në orën 19:30 minuta FNSH dhe forcat shqiponja përforcuan kordonin policor, ndërsa protetuesit thërrasin kundra Edi Ramës dhe kundra policisë e cila nuk po mbron qytetarët.

Ata thërrasin: Arrestoni Ramën!

Qytetarët në revoltën e sotme kanë zgjedhur një tjetër skenar, ndërsa kanë mësuar se në ambientet e Kryeministrisë ndodhet Rama, duke u vendosur para godinës.

Ndërkohë policia u vendos gardh para hyrjes, ndërsa kanë mbërritur edhe Forcat Speciale.

About Redaksia

Check Also

Tensione para Kryeministrisë/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

Tensione e kaos para Kryeministrisë. Në drejtim të protestuesve është hedhur ujë. Pranë Kryeministrisë janë …