Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot një tjetër përshkallëzim, në ditën e 94-të të qëndresës.
Protestuesit me thirrjet Dorheqje”, “Dorheqjke”, Arrestoni Ramën”, etj, ka bllokuar hyrjen e kryeministrisë.
Pas paralajmërimit të bërë një ditë më parë, protestuesit kanë ndryshuar mënyrën e zhvillimit të tubimit. Në vend që të marshonin dhe të qëndronin përpara hyrjes kryesore të Kryeministrisë, qytetarët janë zhvendosur në një prej hyrjeve anësore të godinës, në krah të Piramidës, duke bllokuar kalimin.
Lëvizja ka sjellë menjëherë një shtim të pranisë së Policisë së Shtetit, me efektivë të pozicionuar përreth Kryeministrisë për të kontrolluar situatën dhe për të garantuar sigurinë pranë godinës.
Ndërkohë, protesta ka ndikuar edhe në lëvizjet e kryeministrit Edi Rama. Sipas raportimeve nga vendngjarja, dalja e tij nga Kryeministria është penguar nga prania e protestuesve në hyrjen anësore.
Automjeti i kryeministrit është parë i ndezur pranë kësaj hyrjeje, ndërsa qytetarët vijojnë qëndrimin e tyre në zonë.
Gazeta RD