Veliaj poshtëron Ramën/ I shkarkon njerëzit e tij nga Bashkia dhe vendos të vetët

Pas mbështetjes nga Soros, Veliaj po poshtëron publikisht Ramën nga qelia duke i larguar të gjithë njerëzit e tij dhe duke vendosur në krye njerëzit e vet.

Zhvillime të reja po ndodhin në strukturat drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit, e cila mbante postin e kryetares së komanduar, Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Eldi Hoxha, ka paraqitur dorëheqjen.

Ristani e cila njihej si e besuara e Ramës në bashki u shkarkua pak ditë më parë nga Veliaj. Kryebashkiaku i burgosur i ka bërë, sot, një tjetër sfidë Ramës duke rikthyer në detyrë Alban Dokushin, i cili ishte shkarkuar nga detyra që mbante në bashki me urdhër të Ramës.

Largimi i Eldi Hoxhës vjen menjëherë pas ndryshimeve të ndërmarra nga drejtuesi i Bashkisë së Tiranës.

Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin.

Dokushi është rikthyer më herët në këtë detyrë pas një vendimi gjyqësor që e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij dhe urdhëroi rikthimin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-ministri i Ramës/ Protesta, shpërthim i pakënaqësi së madhe popullore ndaj qeverisë

Ditmir BUSHATI Sikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat në Shqipëri nuk nisën me …