Avokati i njohur, Genc Gjokutaj ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook pas letrës së Erjon Veliajt që shkarkonte Ristanin nga drejtimi i Bashkisë Tiranë.
Gjokutaj shkruan se, kjo ngjarje tipike mafioze provon katërcipërisht dhe paralajmëron lirimin e gjithë të arrestuarve për korrupsion të cilëve Rama ju ka borxh 4 mandatet e qeverisjes së tij!
Postimi
Të nderuar Miq!
Nuk ka bërë vaki në botë që një i burgosur për korrupsion me një mandat të rikthyer nga një Gjykatë Kushtetuese e korruptuar moralisht dhe e kapur politikisht pas 1 viti e gjysëm në burg kujtohet që na qenka Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe tërheq delegimin e Kryetares së komanduar duke e lënë Kryeqytetin pa Bashki që do të thotë një qytet në koma!
Por ky dekapitim i Tiranës nuk ka ndodhur as në respekt të Ligjit dhe as nga padija!
Kjo ngjarje tipike mafioze provon katërcipërisht dhe paralajmëron lirimin e gjithë të arrestuarve për korrupsion të cilëve Rama ju ka borxh 4 mandatet e qeverisjes së tij!
Lënia e Bashkisë Tiranë pa drejtues i hap rrugë propagandës Gebelsiane të Ramës që lirimi i Erion Veliajt është emergjencë pasi Bashkia ka mbetur pa Kryetar!
Ndërkohë të gjithë e kujtojmë momentin e arrestimit të Veliajt kur Rama pa pritur as verifikimin e ekzekutimit të vendimit të masës së sigurimit “arrest në burg” nga GjKKO vajti në Bashki dhe mori “çelësat” dhe “drejtimin” e saj!
Imagjinoni që projekti është që Erion Veliajn ta kemi përsëri në zyrë!
Bashkë me të edhe drejtorët e liruar të 5D!
Ky është rrethi vicioz dhe mafioz i Ramës dhe shokëve të tij burgaxhinj të cilët Revolucioni Pacifist i flamingove jo vetëm që nuk i largoi nga pushteti por i forcoi aq shumë sa që po lirojnë edhe shokët bashkëpunëtorë nga burgu! G
Gazeta RD